• |
ide | kryesore

E bujshme, Zidane rikthehet tek Real Madrid

Sport



Te Real Madrid çdo minutë sjell një lajm të ri. Në orën 15:00 “Jugones” në La Sexta njoftoi lajmin e bujshëm: Florentino Perez ka bindur Zidane të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës pas largimit të tij në fillim të sezonit. Në orën 18:00 parashikohet një takim i Këshillit Drejtues gjatë të cilit do të zyrtarizohet shkarkimi i Santiago Solari dhe do të lajmërohet rikthimi i njeriut të aftë të fitonte tri Liga Kampionesh.

Dukej se pikërisht Zidane kishte vendosur t’i thoshte një “jo” përfundimtare propozimeve të Florentino Perez. Nuk kishte asgjë që ta bindte. Jo rastësisht në ditët e kaluara Zizou bëri një udhëtim në Milano, ku u pa të drekonte shpesh me drejtues juventinë në një restorant në Via Montenapoleone. Që francezi të ishte pasuesi i Massimiliano Allegri (gjithmonë nëse Max do të kishte vërtetë qëllim ta mbyllte me bardhezinjtë) ishte një çështje e kryer, madje më tej El Pais ka folur edhe për një marrëveshje mes Juve dhe Zidane deri në 2022.

Ndërkohë në pak orë duket se ka ndodhur kthesa e bujshme. Florentino Perez ka luajtur të gjitha letrat në dispozicion për të bindur ish-trajnerin e tij të kthehet pas nëntë muajsh. Një herë, edhe pse jo në mënyrë indirekte dhe jo të vullnetshme, Perez i ka dhënë besim një prej armiqve të tij historikë, Jorge Valdano, qëe pak orë përapara kthesës ka thënë: “Rikthimi i Zidane do të ishte një sinjal i një uniteti për botën madrilène, ndërsa ai i Mourinho do të ishte një motiv tjetër për përçarje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *