• |
ide | kryesore

Fejesat e Jennifer Lopez ndër vite

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez është fejuar për të pestën herë. Këngëtarja i tha ‘po’ propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh.

Alex i propozoi divës së muzikës gjatë pushimeve tropikale me një unazë gjigante me diamante. Ekspertët e bizhuterive vlerësuan se unaza kishte një vlerë 1 milionë dollarë deri në 5 milionë.

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore është martuar tri herë. Bashkëshorti i saj i fundit ishte Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakët 10-vjeçarë Max dhe Emme. Ajo gjithashtu u fejua me Ben Affleck. Çifti, i quajtur Bennifer, njoftoi në janar 2004 pas dy vjetësh së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *