• |
ide | kryesore

I dehur në timon, tenton ti shpëtojë policisë: Defrel përplaset dhe humb patentën

Sport



Natë e çmendur për Grégoire Defrel. Sulmuesi francez i Sampdoria është përplasur keq me makinën e tij – fatmirësisht pa pësuar dëme fizike – pasi tentoi të evitonte një kontroll të policisë në Genova, në afërsi të Corso Europa. 27 vjecari, sipas asaj që shkruan Secolo XIX, që në ato momente drejtonte makinën, është gjetur në gjendje të dehur me nivelin e alkoolit shumë më të lartë se norma e lejuar. Për këtë shkak Defrel i është marrë patenta dhe tani rrezikon edhe penalizimin nga klubi dorian. Me të në makinë ishte edhe e fejuara franceze, edhe ajo shpëtoi pa dëmtime nga ky incident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *