• |
ide | kryesore

I shpëtoi atentatit ku iu vranë dy shokët, gjykata lë në burg ‘Çipurin’

Lajme, Të fundit



Armando Sulejmani, i mbijetuari i vetëm nga atentati i 17 shkurtit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, do të qëndrojë në ‘arrest me burg’.

Gjykata e Apelit të Vlorës nuk ka pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë, bërë nga Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”.

Sulejmani ka qënë shënjestra e atentatit me dy të vdekur, tre javë më parë në Vlorë, por arriti ti shpëtonte breshërisë së plumbave.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi në makinën që iu bë atentat, u gjet një pistoletë.

“Çipuri” nuk ka pranuar të japë asnjë detaj qe ndihmon hetimin për atentatin ku mbetën të vdekur kunati i tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani . Edhe pse policia shoqeroi rreth 17 persona nuk arriti të bjerë në gjurmë të autorëve.

Viktimat nuk kanë pasur mundësi reagimi. Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë provë identifikuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *