• |
ide | kryesore

Isa Mustafa: Qeveria të ndryshojë qëndrim ndaj partnerëve ndërkombëtar

Lajme, Të fundit



Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh se qeveria duhet të ndryshojë sjellje dhe qëndrim ndaj partnerëve ndërkombëtar si SHBA dhe BE.

“Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale t’ia bëjmë me dije se duhet t’i ndërrojë qëndrimet e saj, sjelljet e saj, sepse është në interes të vendit që ne të kemi bashkëpunim më të mirë me partnerët tanë evropianë dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Mustafa gjatë shënimit të 29-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas dhe të Rinisë të LDK-së.

Mustafa tha se LDK-ja do të japë “kontributin në thellimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” dhe se Kosova ka vetëm një rrugë, “e ajo është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

 Ai e kritikoi qeverinë aktuale të Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, se nuk po merret me problemet e qytetarëve, por, siç u shpreh ai, “po i mbulon këto probleme me disa vendime, për të cilat prapë duhet të mendojë se si t’i zgjidhë”.

“Ashtu siç i kanë marrë (vendimet) duhet që ta gjejnë çelësin për t’i zgjidhur, në mënyrë që Kosova të dalë nga ky kolaps politik dhe institucional”, tha Mustafa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *