• |
ide | kryesore

Juventus luan gjithcka në një natë: Allegri ka në mendje ndryshimin e madh

Sport



Juventus luan gjithë sezonin në një ndeshje, atë kundër Atletico Madrid në Champions. Cristiano Ronaldo është gati të bëjë të vlejë emrin e tij dhe statusin që ka në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Bardhezinjtë në fakë kanë nevojë për gjithë mbështetjen e mundshme në Allianz Stadium, edhe të tifozëve, për të përmbysur humbjen 2-0 në ndeshjen e vajtjes për 1/8 e finaleve në Ëanda Metropolitano. Tifozët janë përgjigjur duke hequr dorë nga greva për cmimin e lartë të biletave, ndërsa edhe tekniku Allegri po mendon ndryshim taktik të skuadrës, duke besuar në një mbrojtje me tre, ku Caceres do të luajë krah Bonucci e Chiellini.

Për kapitenin bardhezi në fakt do të jetë një mbrëmje speciale. Kundër Atletico Chiellini do të prekë barrierën e 500 prezencave me fanellën bardhezi: është i pesti në klasifikimin e përgjithëm të ndeshjeve me Juventus.

Ka një ide Allegri, për ti dhënë më shumë shtysë ofensive skuadrës, në kërkim të përmbysjes së rezultatit: mesfushë me pesë lojtarë ku Bernardeschi e Cancelo do të luajnë në krahë, me Matuidi, Pjanic e Emre Can që do të kompletojnë repartin. Në sulm, partner i Cristiano Ronaldo duhet të jetë Mandzukic, me Dybala të destinuar të ulet në pankina.

Besimi se mund të arrihet përmbysja është në të gjithë ata që i kanë ngjyrat bardhezi në AND. “Juventus nuk është kurrë i vdekur, kush e konsideron të mbaruar nuk e njeh. Në një farë mënyrë, Juventus është i pavdekshëm, sidomos kur e plagosin. Juve ka shtatë jetë, madje shtatëdhjetë”, ka deklaruar ish-tekniku i fundit bardhezi që ka arritur të fitojë Champions League, Marcello Lippi, në një intervistë për Repubblica.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *