• |
ide | kryesore

Kurrë më në stadium: dënim ekzmplar i Birmingham për huliganin që goditi kapitenin e Aston Villa

Sport, Video



Pa pritur aspak dënimin e drejtësisë, klubi i Birmingham rrëmben skenën, duke aplikuar vetë i pari dënimin ekzemplar të tifozit që sulmoi në fushë kapitenin e Aston Villa, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave në Premiership. Përmes një komunikate zyrtare, Birmingham ka kërkuar ndjesë publike për Jack Grealish e Aston Villa, për agresionin e pësuar gjatë derbit të së dielës pasdite. Klubi ka vendosur ta përjashtojë përjetësisht nga stadiumi e do të bashkëpunojë me autoritetet kompetente.

Në minutën e 9 të ndeshjes mes Birmingham dhe Aston Villa, në kohën kur Villians ishin në zonën kundërshtare, një tifoz është futur brenda fushës dhe ka shkuar drejt Grealish, duke e goditur nga pas me grusht dhe duke e rrëzuar përtokë kapitenin e Aston Villës. Agresori është ndalur menjëherë nga futbollistët në fushë, ndërsa policia e ka shoqëruar jashtë fushës dhe e ka vënë nën arrest.

https://youtu.be/gCOUiycidjI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *