• |
ide | kryesore

Opozita fasadë e Ramës, Majlinda Halilaj zëvendëson Lulzim Bashën në Kuvend

Lajme, Të fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe pesë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së, duke e çuar në 9 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare.

Kështu Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën.

Kjo pas propozimit nga Denar Biba i cili kërkoi që zëvendësimet të bëheshin nga numri 1 i listës. Pasi u hodh në votim KQZ miratoi me 4 vota praktikën. Kundër këtij propozimi votoi vetëm Zguri.

Nga qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së

Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së.

Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni.

Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.

KQZ shtyu për nesër dhënien e mandatit për Ligorak Karamelon i cili do zëvendësonte Klevis Balliun në Korçë.

6 Comments

  1. Ore ju gazekaret e mediave shikoni kush ja beri listat luluse rama,apo lulu dhe kunati ja miratoje Don salihu agjenti i UDB dhe ju prezantua popullit si ekipi fitues i PD,tani ju si gazekare doni te na shisni sikur keta i zgjodhi rama se e dinte qe do vinte kjo dite qe luluja do largohesh nga Kuvendi,o popull mund te jene me te mire se lulu dhe salihu keta qe po hyne nga lista

  2. Me siguri deputet opozitar eshte dhe ai amerikoni me musteqe me oren atlantik hahahahahahahaahah

    Opozite Komike fiks per nje palaco kryeminister

    Shto ato -Nafijet -Rrospite e Fierit , te qihemi me kryetarin shpejtoni o gra se iku udheheqja dhe u plotesua skenari Rilindas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu