• |
ide | kryesore

Senida Mesi: Nuk do të thoja jo nëse do të më propozonin kandidate në Shkodër

Lajme, Të fundit



E ftuar në News 24, deputetja e PS Senida Mesi, ka folur për zgjedhjet lokale dhe mundësinë që ajo të jetë kandidate e Partisë Socialiste në Shkodër. Mesi deklaroi se nuk do të thoshte jo, por që gjithsesi do të mbështeste çdo kandidaturë. Ajo theksoi se Shkodra ka nevojë për ndryshim.

“Shkodra ka nevojë ndryshimin. Pas 28 viteve bashkia Shkodër ka pasur vetëm një lidership. Ka ardhur koha që qytetarët të provojnë një lidership tjetër. Ka ardhur koha që dhe Shkodra të pësojë ndryshimin rrënjësor. Janë 28 vite që Shkodra ka ngelur e pazhvilluar.

Natyra i ka falur mrekulli, por shoh që bashki të tjera janë zhvilluar edhe pse nuk kanë pasuritë e saj. Nuk e kam kërkesë, por nuk do thoja jo. Do punoja për ekipin dhe çdo individ që PS do shpallte si kandidat për kryebashkiak.
Duhet një kandidat që gjeneron pëlqyeshmërinë popullore në masë, jo domosdoshmërisht të majtë. Kandidati duhet të jetë konsensual. Jo që PS të fitojë, por si domosdoshmëri e atij qyteti për të parë një zhvillim”, deklaroi Mesi.



3 Comments

  1. Po jo vetem Shkodra ka nevoje per ndryshim por duhet ndihmusr dhe xhepi.Njehere te vjen fati ne dore.Stazhin e bere ne KM tani duhet te dalesh ne jete.Dhe te gjitha keto per Shkodren.

  2. te kuqet Shkodren e kane myte per 50 vjet, embyten fare, e kjo qe na vjen nga ato , e ajo rrace, don me ia kujtu edhe nje here dhimbjen atij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *