• |
ide | kryesore

Simeone nuk i beson Juventus: “Nuk jemi akoma në çerekfinale”

Sport



Atletico Madrid ka vetëm një mendim për ndeshjen e të martës në mbrëmje në Stadium, “përulësinë”. Si tekniku Diego Simeone ashtu dhe lojtarët mundohen ta cojnë vëmendjen shumë pak tek avantazhi, që kanë ndaj Juventus, e më shumë tek puna që duhet bërë në fushë. “Këto ndeshje janë si dy pjesë të së njëjtës garë. Por cdo garë është e ndryshme”, thotë pa u zbilancuar Simeone në konferencë për shtyp. “Nëse Godin është njeriu i duhur për të ndaluar Cristiano Ronaldo? Juventus nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Eshtë një skuadër e madhe e duhet të mbetemi të përqendruar”.

Asgjë nuk është vendosur për kualifikimin, sipas mesfushorit të Atleticos Koke, edhe pse 2-0 i arritur në Madrid është një ndihmesë e madhe. “Tifozët do të ndihmojnë skuadrën, që ne e konsiderojmë një kundërshtar të fortë. E dimë se kemi një avantazh, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë të kualifikohemi. E ne duam tia arrijmë me cdo kusht”, insistoi Koke.

E kaluara si interist e Simeone nuk është prioritet dhe kjo kuptohet nga përgjigjia e argjentinasit, kur pyetet nëse dëshiron të hakmerret për atë që ndodhi në Torino. Riferimi është për penalltinë e famshme të Ronaldos, por Cholo e ka mendjen tjetërkund. “Ndeshjet janë të ndryshme, këto gjëra pak hyjnë me mbrëmjen e nesërme. Kemi një kualifikim akoma për të marrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *