• |
ide | kryesore

Skandali i dhomës bosh të VAR: La Liga shpjegon se kush i anulloi dy golat në Valladolid-Real

Sport



Në Spanjë u krijuar një tornado e vërtetë mbi VAR dhe ato dy gola të anulluar në Valladolid-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për javën e 27 të La Liga. Gjatë pjesës së parë në Estadio José Zorrilla ndodhi praktikisht gjithcka (dy gola të anulluar, një penallti e humbur e dy gola të tjerë të rregullt), por ato që shpërthyen polemikat ishin imazhet e ofruara nga tv spanjoll, që pas golit të anulluar në minutën e 14′ ndaj Sergio Guardiola për pozicion jashtë loje, treguan sallën Var… krejtësisht bosh.

Imazhet bënë menjëherë xhiron e botës e shumë tifozë anti-madridistë hodhën dyshimet për një skandal, sidomos pasi pak minuta më pas arbitri, Jesus Gil Manzano, anulloi edhe një tjetër gol me thirrjen e Var.

La Liga, duke parë zhurmën që u krijua, ka shpjeguar atë që ndodhi: arbitrat e Var ishin në vendet e tyre, por ishte vetëm një gabim i regjisë. Ka disa salla Var e atyre që po e ndiqnin ndeshjen në tv iu tregua dhoma e gabuar Var dhe jo ajo ku ishin prezentë arbitrata që anulluan golat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *