• |
ide | kryesore

Xhaketë gri e këmishë të bardhë, Zidane prezantohet tek Real dhe tregon arsyen përse u kthye

Sport



“Jam i lumtur që u ktheva në shtëpi, është një ditë e vecantë për të gjithë”, me këto fjalë Zinedine Zidane është prezantuar si trajner i Real Madrid, shtatë muaj nga lamtumira e tij. “Ndjesitë janë pozitive e tani mendoj vetëm të punoj. U ktheva sepse ma kërkoi presidenti”, ka vazhduar tekniku francez. Florentino Perez është shfaqur i entuziazmuar dhe ka qendruar në të njëjtat ndjesi me Zidane: “Faleminderit që u ktheve në shtëpinë tënde”.

Me xhaketë gri dhe këmishë të bardhë, Zidane është prezantuar në konferencën për shtyp si trajneri i ri i Real Madrid: “Mendoj të mbyllim mirë këtë sezon dhe të përgatisim tjetrin: duhet punuar”.

I emocionuar e i vendosur, si gjithnjë: “Jam këtu sepse e dua shumë këtë klub. Sapo më kërkoi Florentino Perez mendova të kthehesha, ky ishte mendimi im i vetëm -. Nuk mund ti thosha jo atij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *