• |
ide | kryesore

Zyrtare: Zidane kthehet tek Real Madrid! Kontratë deri në 2022

F1, Sport



Një rikthim i befasishëm. Konfirmimi tani është edhe zyrtar, nuk ka më dyshime se Zinedine Zidane është kthyer tek Real Madrid, si trajneri i tretë i këtij sezoni, pas Julen Lopetegui, i shkarkuar në 29 tetor, e Santiago Solari. “Bordi drejtues – lajmëron komunikata zyrtare e klubit – ka vendosur të zgjidhë kontratën me Santiago Solari, të cilit i ka kërkuar të qendrojë në klub. Real e ka pëlqyer punën e kryer nga Solari e besnikërinë e tij ndaj klubit. Bordi ka emëruar Zinedine Zidane si trajnerin e ti me nisje të menjëhershme deri në fund të sezonit dhe për tre vitet pasardhëse. Kontrata do të skadojë në 30 qershor 2022”.

Florentino Perez më në fund e bindi sërisht francezin të kthehet në pankinën e merengues. Zidane ishte larguar nga Los Blancos në mënyrë surprizë në 31 majin e kaluar, vetëm 5 ditë pas fitores së trofeut të tretë radhazi të Champions. Në atë kohë deklaroi se Madrid kishte nevojë për ndryshim e se nuk e shihte veten se ishte në gjendje të fitonte akoma. Natyrisht duhet të ketë ndryshuar mendje: pushimet zgjatën vetëm 9 muaj e gjysëm.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *