• |
ide | kryesore

11 bashki kërkojnë rritjen e çmimit të ujit

Lajme, Të fundit



11 bashki në vend duan të rrisin çmimin e ujit, por kërkesa e tyre nuk do të pranohet nëse ky propozim vjen si pasojë e keq menaxhimit të ujësjellësave. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, kryetari Niko Peleshi i tha Entit Rregullator se nuk duhet bërë rritja e tarifave nëpërmjet eficensës.

Gjatë raportimit në komision, Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se shumë shoqëri ujësjellës kanalizime janë debitorë ndaj OSHEE, duke pasur detyrime të prapambetura.

Në vitin 2018 Enti Rregullator i Ujit ka mbledhur rreth 80 milionë lekë të ardhura, nga 45 milionë të planifikuara si pasojë e debive konsumatore. Në po këtë vit, janë grumbulluar 39 ankesa kryesisht për faturimin afrofe, 10 prej të cilave kanë përfunduar me zgjidhje në favor të konsumatorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *