• |
ide | kryesore

Basha: Nuk ka më qeveri, por një bandë që punon për interesat e ministrave dhe 5 oligarkëve

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha gjatë takimeve në Urën Vajgurore deklaroi se paratë dhe interesat janë ndërthurur me 5 oligarkë, të cilët po grabisin pronat e qytetarëve.

“Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për vetëm e tij dhe ministrat e tij, se kur i rrotullon prapë se prapë punët aty me njëri-tjetrin i llokoçisn. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin. Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjedhur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe.

Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytetarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe”, tha Basha.



3 Comments

  1. Mire lulu banda e rames ti dha milionat e eurove qe more per pallatin ne det,kurvat si ty keshtu bejne kalojne lumin dhe te dhjefsha kalin,tani milionat po vine nga rusia e Serbia se dhe ti njelloj je si salihu

  2. Po clidhje ka paraja e pallatit qe paska qene ne det, me vjedhjet, koncesionet, drogen, tenderat etj por ky ipagdhendur qe komento, po ben paralelizem, kur po folet per galopantet e abuzimit e hajdutlleqeve qe ka bere ky idit KM. E sa per ate pallatin qe thote ky mashtruesi ne koment, ishte qe te prishesh ai, e te shkaterroi tere velieren e Vlores me tenderat qeveritare, se u prish ai pallat luksoz, e u ngriten me dhjetra cibane qe sot e mbyten bregun e Vlores, e Vloren vete. Tregohu me origjinal o koke shqope rilindas, se nuk po ta vret njeri psikopatin, por te pakten pranojeni vesin e dobiclleqet e tije. se edhe tya ta ka futur gjakundi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *