• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus me sytë nga CR7: City një hap larg cerekfinales

F1, Sport



Dita e të vërtetës mbërriti për Juventus: pritja mori fund. Në mbrëmje në Allianz Stadium të Torinos do të zbresin në fushë Juventus e Atletico Madrid për ndeshjen e kthimit të 1.8 të finaleve të Champions League e bardhezinjtë janë në kërkim të një arritje historike: të përmbysin 0-2 e pësuar në Ëanda Metropolitano. Massimiliano Allegri është shfaqur besimplotë në konferencën për shtyp, por nga ana tjetër Simeone nuk ka treguar asnjë frikë, duke paralajmëruar italianët.

Njeriu më i pritur është natyrisht Cristiano Ronaldo, që ka mbërritur në Torino si lider dhe tërheqës i bardhezinjve për mbrëmje si kjo: deri tani në Champions portugezi ka shënuar vetëm një gol, por historia ka treguar se CR7 ekzaltohet në ndeshjet për jashtë ose brenda. Mes të tjerësh portugezi ka një raport special me Atletico Madrid, të cilëve me Real i ka shënuar 22 herë. Colchoneros duhet të mbrojnë rezultatin me mungesa të rëndësishme, por për spanjollët një gol i shënuar do të ishte fundamental e do ta detyronte kundërshtarin të kishte nevojë për katër gola për tu kualifikuar.

Më e thjeshtë cështja për Manchester City, shumë më e thjeshtë madje. Skuadra e Guardiola, përvec se është favorite, ka fituar në Gelsenkirchen 3-2 përballë Schalke 04, edhe duke e përmbysur ndeshjen në inferioritet numeric. Në këtë pikë vetëm një mrekulli mund ti heqë Citizens kualifikimin në cerekfinale të kompeticionit e ti bëjë gjermanët të shënojnë dy herë pa pësuar në Etihad.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *