• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo nis biznesin e ri (FOTO)

Paparazzi, Slider



Futbollisti i Juventusit po fillon një sipërmarrje të re biznesi, duke bërë të ditur planet për të hapur një qendër për transplantimin e flokëve.

Dhe portugezi dëshiron, që Georgina Rodriguez të bëhet një nga drejtuesit e ndërmarrjes së re në Madrid. Qendra, e cila i përket Insparya Group, ku bashkëthemelues është CR7, do të hapet gjatë muajit mars të këtij viti. Dhe përpara nisjes, Ronaldo pranon se nuk do të ketë hezitim ta paguajë një vizitë, sepse “imazhi i tij është thelbësor për të qenë i suksesshëm”.

“Madridi është qyteti që ka lënë shenjë në jetën time nga një këndvështrim profesional dhe emocional. Kam zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime atje dhe ku kam krijuar familjen. Më pëlqen të mbështes projektet sipërmarrëse me karakteristika solide për të përhapur më të mirën e asaj që kemi në Portugali.Kur të mendoj se është e nevojshme (të bëj transplantojmë), natyrisht që do ta bëj atë. Imazhi është mjet thelbësor për të qenë i suksesshëm”, tha ai për ABC.

 

View this post on Instagram

 

I’ll be wearing my CR7 Fragrance this Valentine’s Day…will you? @cristianoronaldo_fragrances

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *