• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj mjekëve, protesta në Tiranë e Shkodër

Lajme, Të fundit



Në Tiranë dhe në Shkodër mjekët po protestojnë kundër akteve të dhunës në spitale.

Ata thonë se janë në vështirësi dhe ngrenë gishtin e akuzës ndaj qeverisë e politikave të ndërmarra për shëndetësinë, të cilësuara të gabuara. Mjekët pritet të dalin në ditët në vijim me kërkesa të qarta drejtuar qeverisë.

“Personeli shëndetësor kërkon ambient pune të sigurt, të lirë larg bulizmit dhe provokimeve. Ne jemi të kujdesur për pacintët tanë, por dhuna nuk sjell cilësi në shërbim. Dhuna lodh e ndikon tek kujdesi që ne duhet të ushtrojmë. Nëse mjekët e infermierët nuk janë të sigurt edhe pacientët nuk janë të sigurt. Dhuna duhet parandaluar para se të ndodhë, ndryshimi duhet të nisë nga ne. Kjo është një thirrje për veprim, për bashkim. Të flasim nën një zë, politika të dëgjojë”, – tha një mjek në Shkodër.

Ndërsa në Tiranë, mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh: “Vaksinë për problemin tonë nuk ka, por vaksina gjendet. Populli ta ketë të qartë që mjekët nuk ua krijojnë problemet, janë politikat ato që duhet të ndryshojnë. Në ‘97 edhe kur shteti u shkërmoq e vetmja që funksiononte ishte mjekësia. Duhet ta konsideroni bluzën e mjekut të shenjtë”. 

Mjekët ndërmorën këtë akt pas dhunimit të një mjekeje spercializante në QSUT dhe një dermatologu në Lezhë.



3 Comments

  1. I ka ardhur ne maje te hundes pacienteve nga arroganca juaj. Ju kerkoni ‘tju shohin te shenjte nderkohe qe ju dhe infermiret tuaj i shikoni pacientet si bankomate. Turp t’ju vije. Po nuk pati pacienti lek me jau mbush xhepin as qe ja hidhni syte edhe atehere kur e beni, e beni me arrogance. Pak ju ka gjete cka eshte dashte me ju gjetur juve qe te mblidhni mend dhe ta zbatoni si duhet betimin e Hipokratit ju hipokrita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *