• |
ide | kryesore

FOTO/ Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e veçantë

F1, Stil



Prestigjiozja amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë një restoranti shqiptar në lagjen Bronx të New Yorkut. Quhet “Çka Ka Qellu” dhe pronari i tij është Ramiz Kukaj.

“Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. “Disa prej tyre, – thotë pronari, – janë prej shekullit të 18-të. Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji” – shkruan NYT.

Pronari Ramiz Kukaj

Në reportazhin e saj gazeta nënvizon se kuzhina është e ngjashme me atë italiane, por shija është e ndryshme e afërt me atë turke dhe greke.

“Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni” – citon NYT që shton se “njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë (xhezve red.)”.

Artikulli është i gjatë dhe përshkruan me detaje ushqimet dhe vlerëson me nota të larta ushqimin e gatuar aty.

“Secila prej sallatave të “Cka Ka Qellu” duket se përbëhet nga tranguj, domate, qepë të kuqe dhe djathë në rregullime pak më të ndryshme. Buka dhe deserti është i gatuar në vend. Bakllavaja me shurup, një kek me arra i quajtur haxhimak apo edhe një ëmbëlsirë sheqeri e quajtur sheqerpare” – shkruan NYT. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *