• |
ide | kryesore

Gazetarët italianë: Si e përdori Edi Rama “Porta a porta” dhe RAI 1

Lajme, Të fundit



Dy gazetarë italianë, Valerio Palombaro dhe Alberto Negri, të intervistuar nga Ora Neës, kanë komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në “Porta a Porta” në Rai Uno dhe në media të tjera në Itali. Sipas tyre, Edi Rama po bën fushatë elektorale në Itali duke iu drejtuar televizioneve atje. Gazetarët italianë kanë komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur se, kjo nuk është lëvizja e vetme në Ballkan dhe Europë.

Sipas Alberto Negri protestat janë simptomë më e thellë e një situate të vështirë, që buron nga fakti se shqiptarët e ndjejnë se jeta e tyre drejtohet jo vetëm nga partitë politike por edhe klanet e fuqishme shqiptare, që veprojnë dhe janë ende me shumë pushtet.

“Mjafton të përmendim ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama që është akuzuar për lidhje me narkotrafikun. Kjo sipas meje është simptomë e një situate të vështirë shumë më të thellë” – thotë Negri që shton: Rama duke qenë kryeministër tenton të tregojë se gjithçka shkon mirë. Por duhet kujtuar se Shqipëria vuan probleme të forta ekonomike. Nuk do kish përndryshe kaq shumë emigracion, njerëz që ikin nga vendi, nëse gjërat do shkonin kaq mirë siç e pikturon kryeministri.

Besoj se Edi Rama po bën fushatë elektorale. E bën në Shqipëri e bën edhe jashtë. Në një vend ku ka 500 mijë shqiptarë që shkojnë e vijnë mes Italisë e Shqipërisë, që do votojnë në zgjedhje, sigurisht që i drejtohet këtij elektorati me prezencën në programet italiane” – thotë analisti italian.

Ndërsa sipas Valerio Palombaro, kryeministri Rama mori pjesë në programe të ndryshme italiane dhe mesazhi qe i qartë: Tensionet do të vijojnë deri për zgjedhjet lokale të qershorit dhe në pritje të hapjes së negociatave me BE-në.

“Por në Itali ka një ndërgjegjësim për problemet që ka Shqipëria me korrupsionin. Një pjesë e këtij fenomeni është i lidhur me imazhin e vendit në vitet ’90. Lëvizja e opozitës për të dalë nga parlamenti mund të mbetet pa efekt elektoral. Megjithëse u takon votuesve shqiptarë të vendosin. Kjo edhe për sa u takon përgjimeve, që janë tematika që duhen trajtuar në nivelin gjyqësor, më pas edhe në zgjedhje” – thotë ndër të tjera ai.



3 Comments

  1. nxirrni 2 gazetare italiane totalisht te panjohur per te krijuar idene qe edhe ne itali u perdorkan mediat nga Rama si ne shqiperi.

  2. Pasi bleu merkel makron be ameriken i kishte ngelur per te blere dhe bruno vespen dhe Rai,portal qe ben lidhje te shkurtra per ramen,kaq i forte na doli ky qerrata RAM qe na paska pushtu te gjithe boten,tani stalini ziguri fax xixa kristi jane duke u palluar me shpellaret nga gezimi qe dy gazekare italian po meren me ramen,italia mbushur me halle keta komentojne ramen,ju te lapsit reklam rames po i beni

  3. Lereni te vije si qen verdalle neper bote dhe te cirret sa andej dhe kete, qe une po qeveris mire, por fajin e ka opozita qe vendi te mos integrohet ne -BE-,qe opozita kerkon destabilizim etj .etj . Por nje gje dihet sepse ata nuk jane aq budallenj dhe te mos e njohin gjendjen ekonomike dhe politike ne kete vend.Tani do shkoje dhe ande nga Brazili te takoje ata qe kane ngelur nga partite mark-leniniste te Zhoa Amazonasit.per te qare hallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *