• |
ide | kryesore

Gjykatësi sportiv dënon Gattuso, shpëton me një ndeshje pezullim Gasperini

Sport



Nëse Inter mund të buzqeshë sepse nga infermeria vijnë lajme të mira, në vigjilje të derbit të së dielës në mbrëmje edhe Milan merr frymë lehtësisht: Gennaro Gattuso do të jetë rregullisht në pankinë. Tekniku kuqezi, që ishte larguar nga fusha në ndeshjen me Chievo, pas një diskutimi me Meggiorini, është paralajmëruar e duhet vetëm të paguajë një gjobë prej 15mijë euro, por mund të jetë në pankinë për të drejtuar lojtarët në ndeshjen shumë të rëndësishme.

E ndërkohë, nuk do të jetë në ndeshjen kundër Chievo, Gian Piero Gasperini, që është skualifikuar për një ndeshje nga Gjykatësi Sportiv, pas ngjarjeve të ndodhura në Sampdoria-Atalanta, kur tekniku i Atalantës, pas përjashtimit nga fusha, ka goditur me dorë sekretarin e përgjithshëm të ligurëve, Massimo Ienca, në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes në Marassi. Edhe Gasperini duhet të paguajë një gjobë prej 15mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *