• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi, me klip të kopjuar në Eurosong (VIDEO)

F1, Paparazzi



Pikëpyetja lindi pas prezantimit zyrtar të videoklipit të këngës “Ktheju tokës tënde”, kënduar nga Jonida Maliqi,  në kanalin e Eurovision në YouTube.

Nëse do të vërejmë me kujdes materialin e prezantuar, ai ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo.

I realizuar si produksion në vitin 2015, mendohet që ky videoklip të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision.Ndërkohë, nëse ekspertët vendosin se ky klip nuk përmban identitet por është kopjuar në një masë të madhe, Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga Eurovision dhe të njolloset imazhi që është ngritur nga dhjetëra artistë shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=262&v=tWh-GBtOLxk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *