• |
ide | kryesore

Lirohet nga Gjykata e Fierit, qytetari: Do të marr pjesë gjithmonë në protesta të ndershme

Lajme, Të fundit



Lirohen nga Gjykata e Fierit katër të arrestuarit në protestën e së shtunës, të cilët u përplasën me policinë teksa kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Fierit dha masën ‘detyrim paraqitje’ për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn, Gëzim Ballën si edhe Hysen Hoxhën, të cilët u arrestuan nga policia me akuzën ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Një prej protestuesve, pasi është liruar është shprehur se do të marrë pjesë sa herë të ketë protesta të ligjshme.

https://www.youtube.com/watch?v=2oAp1eUqFOA&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *