• |
ide | kryesore

Me një rekord arkëtimesh, dilema formacioni e idesë së penalltive, Ronaldo i premton Juventus : “Kualifikohemi duke luajtur mirë”

Sport



Në mbrëmjen në të cilën Juventus pret nga Cristiano Ronaldo të bëjë të vlejë emrin e madh që ka, portugezi paraqitet sfidues dhe kërkon të tërheqë pas vetes bardhezinjtë, në një intervistë për Dazn: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, Atletico Madrid ka luajtur dy finale të Champions League në katër vitet e fundit, kështu që herët a vonë do të fitojë. E dimë se do të jetë e vështirë, por nëse Juventus luan mirë do ta kalojmë turin. Portugezi bën edhe një bilanc të debutimit të tij në Serie A, pa u penduar aspak për zgjedhjen e bërë: “Është më vështirë të shënosh, këtu shqetësimi i parë është të mbrohen, por jam adaptuar mirë e nuk më mungojnë as Spanja e as Portugalia”.

HIPOTEZA PENALLTITE: KUSH DO T’I GODASË?
Shpresat e përmbysjes së Juventus mund të kalojnë edhe ëprmes penalltive: nëse ndeshja përfundon 2-0 edhe pas kohëve shtesë, penalltitë do të ishin decizivë për cerekfinalet. Allegri ka studiuar një plan edhe në këtë rast. Do të nisë sigurisht nga Cristiano Ronaldo, ndërsa mes ekzekutuesve janë Emre Can, Bernardeschi, Bonucci, Pjanic e Cancelo.

DILEMAT E FORMACIONIT
Shumë dyshime për Allegri, duke nisur nga moduli. Kthehet në kuota 4-3-3 edhe pse mbetet e hapur mundësia që tekniku bardhezi të vendosë në fund për 3-5-2. Në rastin e parë Cancelo mbrojtësi i djathtë e Spinazzola në të majtë me Bernardeschi në tridhëmbëshin e kompletuar nga Mandzukic e Ronaldo. Në rastin e dytë, Caceres mes tre qendrorëve e Cancelo majtas në mesfushë me Bernardeschi që bën mesfushorin e pestë në të djathtë.

ALLIANZ STADIUM, REKORD ARKËTIMESH
Për mbrëmjen që mund të ndryshojë sezonin bardhezi, Allianz Stadium do të vishet si festë: Curva Sud vendosi pezullimin e grevës së tifozëve, dhe stadiumi do të jetë plotësisht i mbushur. 300 gazetarë të akredituar nga e gjithë bota e sipas Corriere dello Sport po shkohet drejt 5 milionë euro të ardhura (do të jetë rekord për Juventus në histori). Nga Spanja do të vijnë rreth 1700 tifozë miq, por pjesa tjetër e impiantit (kapaciteti rreth 42mijë spektatorë) do të jetë i gjithi bardhezi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *