• |
ide | kryesore

Nuk ka akord Chelsea-Conte: çështjen e zgjidh Gjykata e Lartë

Sport



Antonio Conte është bërë tashmë kandidati numër 1 i bookmakers për një rikthim të zhurmshëm në pankinën e Juventus (gjithnjë nëse Massimiliano Allegri largohet), por më parë tekniku italian duhet të fitojë betejën ligjore për daljen e mirë nga Chelsea. Kontrata e teknikut puljez, me Blues skadon në fund të sezonit, por cështja sipas “The Times”, do të shkojë deri në gjykatë.

Pas shkarkimit në verën e kaluar, që erdhi pas fitimit të një Premier League e një FA Cup, një akord mes palëve nuk është arritur ende e tani i takon Arbitrazhit të trajnerëve të Premier League të shprehen mbi cështjen, që më pas do të kalojë në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e Conte pretendojnë se Chelsea duhet ta paguajë të gjithë vitin e fundit të kontratës (kishte firmosur një tre vjecare prej 10 milionë në sezon, por u largua pas vetëm dy), ndërsa klubi anglez pretendon se sjellja e trajnerit gjatë sezonit 2017/18, duke nisur me mesazhin për Diego Costa të cilit i komunikonte se e kishte larguar nga skuadra, ka thyer disa pika të kontratës.
Roman Abramovich, i cili që kur ka mbërritur në krye të Chelsea (2003) ka shpenzuar shifrën e 82 milionë euro vetëm për daljet e mira të trajnerëve, nuk ka ndërmend të dorëzohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *