• |
ide | kryesore

Rita Ora tregon zakonin shqiptar për të atin (FOTO)

Paparazzi, Slider



Rita Ora ka qenë vetëm 1 vjeç kur është larguar nga Shqipëria për tu zhvendosur familjarisht në Britaninë e Madhe, ama disa tradita i ka trashëguar nga vendi i origjinës dhe mesa duket vazhdon ti vërë në zbatim edhe sot.

Rita ka publikuar në profilin e saj personal në Instagram një foto nga fëmijëria, ku mban në duar tabakanë me tre filxhanë kafeje, për t’i shërbyer njërën babait i cili ndodhet i ulur ne kolltuk. Foton nga fëmijëria, këngëtarja e shoqëroi me një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së të atit, Besnik Orës, ku zbulon se si atëherë, edhe tani i ati dëshiron që kafenë t’ia bëjë Rita.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im i ngushtë, heroi im, partneri im në krim dhe akoma më kërkon që të të bëj kafenë. Edhe shumë vite të tjera duke bëre kafe”- shkruan Rita Ora në postimin e saj në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *