• |
ide | kryesore

SHÇBA nis verifikimin e policëve që u përplasën me qytetarët te “Petro Nini Luarasi”

Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nis verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë së Tiranës, të cilët mbështetën shërbimin përmbarimor të ekzekutonte një vendim gjyqësor, ditën e hënë pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. Burime nga Ministria e Brendshme kanë pohuar se forma se si dy punonjësit e përmbarimit kërkon të hynin me forcë brenda banesës së dy familjeve Llapaj dhe Dervishaj është e jashtëligjshme.

Ndërhyrjet e uniformave blu dhe ndalimi i disa prej anëtarëve të dy prej familjeve është në fokusin e verifikimeve që ka nisur SHÇBA-ja. Familjarët pretendojnë se kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga apeli i Tiranës.

Ata kërkojnë që vendimi të mosekzekutohet deri sa të shprehet më parë Gjykata e Lartë.

 



1 Comment

  1. Lloj -lloj manovrash te alabakeve te ministrise per tu c ‘fajsuar vete dhe per te prere kokat e turkut qe ne kete rast jane ata rrugecrit e policise dhe te permbarimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *