• |
ide | kryesore

Simeone grumbullon spiunët: tre miq torinezë në hotelin e Atletico Madrid, shpërthen rrjeti…

Sport



“Do të kualifikohemi me cdo kusht” deklaronte Diego Simeone në konferencën për shtyp e kjo sic duket ka nënkuptuar edhe “spiunimin” e kundërshtarit. Nuk është rastësi prezantimi, i faktuar përmes një video të shkurtër, në hyrjen për në hotelin ku është akomoduar Atletico Madrid i tre miqve të Cholos. Në imazhet e treguara shihen tre lojtarët e Torino, Iago Falque, Meitè e Rincon, ndërsa futen në hotel, duke përshëndetur ngrohtësisht personat që ndodheshin aty.

Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale e madje edhe të përditshmet spanjolle (“As” në veçanti) të shpërthejnë në ironi: Simeone grumbulloi spiunët e tij. Ndoshta nuk është kështu, por gjithcka në këto orë pritje ka rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *