• |
ide | kryesore

Video/ Pesë minuta, dy gola: Teuta barazon në fund një Kukës mendjemadh

Sport, Video



Çerekfinalet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë ishin pak të thuhet befasuese, në rezultat dhe për mënyrën si shkuan ndeshjet e këtu nuk bëri përjashtim edhe Teuta-Kukësi 2-2. Në një pjesë loje, Kukësi ishte shumë superior, në Niko Dovana, për tu vënë në diskutim. Madje kampionati filloi të kishte frikë intensitetin agonistik të treguar nga të besuarit e Armando Cungut…por kjo deri kur nuk u luajt pjesa e dytë me Teutën që ndëshkoi në pesë minutat e fundit me dy gola një skuadër mendjemadhe, që tekniku shkodran duhet ta mbajë me këmbë në tokë.

Një ndeshje me dy fytyra në të cilën tekniku shkodran i bluve duhet të nxjerrë mësim, përpara se të shqetësohet për kondicionin e mozambikasit Reginaldo. Sulmuesi që shkoi në gol përpëra se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes, nuk doli prej aty i dëmtuar, duke i lënë vendin Shkurtajt. Stafeta nuk e komplikoi modulin e lojës së Cungut, që po i gëzohet Rrocës në versionin asist-man: dy pasime për gol të mesfushorit librazhdas, sepse edhe Shkurtaj u asistua nga numri 10 përpasra se të mundte Hidin për herë të dytë.

Vetëm se asgjë nuk ka mbaruar pa mbaruar vërtetë dhe Kukësi e provoi në kurriz. Cungu e tërhoqi ekipin në mbrojtje të rezultatit (me pesë mbrojtës) e kjo nuk i shërbeu psikologjikisht skuadrës që lejoi inisiativën të gjithën në këmbët e skuadrës së Shkëmbit, që nuk u dorëzua. Tekniku korçar mund të kënaqet me reagimin e skuadrës dhe golin e parë me fanellën e Teutës për Tomislav Busiç.

Ndoshta goli i kroatit pesë minuta nga fundi inkurajoi edhe më shumë bregdetarët dhe bëri të kundërtën me Kukësin, që u ndëshkua in-extremis nga ish-lojtari i tyre Hakaj. 2-2 që ndoshta nuk vendos shumë, duke parë reagimin e minutave të fundit të Teutës, por dy golat në fushën kundërshtare dhe një pjesë e parë brilante për Blutë, janë kërcënim i pastër për durrsakët në ndeshjen e kthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *