• |
ide | kryesore

Bashkë në një foto/ Fati i ndryshëm i dy policeve Blerta Dervishi dhe Ina Nuka

Lajme, Të fundit



Foto e dy efektiveve të policisë Ina Nuka dhe Blerta Dervishi po qarkullon në rrjete sociale për të treguar dallimet në trajtim nga ana e institucioneve shtetërore ndaj dy kolegeve që i përkasin të njëjtit profesion.

Ina Nuka, e cila u dëmtua në krye të detyrës u dërgua menjëherë në Turqi dhe iu dha e gjithë mbështetja publikisht për shkak të respektit ndaj profesionit që ajo ushtronte. Ndërsa Blerta Dervishi, ndonëse ushtron të njëjtën detyrë, vetëm pse kërkoi të mbronte pronën e saj, u përball me një rezistencë të fortë nga ana e kolegëve policë dhe me vërejtje e pezullim nga detyra për disa ditë prej institucionit të cilit i shërben.

“Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”, u shpreh për mediat efektivja Blerta Dervishi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *