Evan Rachel Wood po kalon në një periudhë të vështirë të jetës së saj.
Aktorja ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Twitter një foto në të cilën shfaqet me shenja në trup të shkaktuara nga vetë ajo si pasojë e një gjendje të rënduar emocionale. Përmes dy postimeve në Twitter, 31- vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj situatën e vështirë që po kalon, duke përdorur hashtagun “nuk jam mirë”.
“Ditën gjatë këtij seti fotografik isha shumë e dobët si pasojë e një marrëdhënie abuzive me veten. Ndihesha e lënë mënjanë, në depresion të rëndë dhe mezi qëndrova. Nuk jam mirë.”-shkruan aktorja në postimi e ssaj të parë, bashkangjitur një kolazhi fotosh shkëputur nga seti fotografik i lartë përmendur.
