• |
ide | kryesore

FOTO/ Rëndohet bilanci i aksidentit, pas vjehrrës humb jetën edhe nusja shtatzanë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi sot në rrugën Shkodër-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj ku ka humbur menjëherë jetën një grua 58-vjeçare e identifikuar si Hasije Bajrakurti. Në gjendje të rëndë u dërgua në spital edhe nusja e djalit të saj Esmeralda Bajrakurti 22 vjeçe e cila ishte shtatzënë.

Megjithëse e reja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve. Të dyja viktimat po ecnin anës rrugës kur u përplasur nga një makinë Volsëagen Sharan. Drejtuesi i mjetit S.B është shoqëruar në polici ku do të japë deklaratat e tij për ngjarjen. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po nuk u quajt vrasje me paramendim ne kodin penal shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, kjo pune keshtu do shkoj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *