• |
ide | kryesore

Rama mbledh në mbrëmje deputetët dhe qeverinë në Elbasan

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, kryesinë e partisë dhe deputetët socialistë. Burime të lapsi.al thanë se darka është thirrur në një kompleks në Labinot ku janë mbajtur larg kamerat dhe gazetarët.

Të pyetur për këtë mbledhje deputetët thanë se ishin ftuar nga Taulant Balla me rastin e ditës së verës, por një takim i tillë do të shfrytëzohet për të diskutuar në mënyrë informale mbi situatën politike.

Pritet që në darkë të jepen mendime për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe largimin e opozitës nga parlamenti. Të zgjedhurit socialistë janë mbledhur rreth orës 19.00 orë kur është parë të hyjë në restorant edhe kryeministri Edi Rama. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Do shpalle zgjedhjet e parakohshme !Do te zeje ne befasi opoziten ?!Per 60 dite ka zgjedhje,jo vetem lokale !Rezultati do jete tragjik per kete maskara rilindas,mbase ne nje nga ato ullinjte ne baçen e tij ne Surel do vetevaret !Çdo beje Elisa e Sandrit pastaj ?!

  2. Elbasani e ka per nder sot, qe ka Rilindjen mysafir. Eshte nder te kesh Ramen te ftuar per festen. Cne e kane lene te futen!! Ai vetem e ndot ambientin, e infekton me virusin e korrupsionit. Do dali prape sot, duke mbajtur ato fjalimet e sterzgjatura, pa asnje vlere. Do zgurdullos ato syte e psikopatit, do trembi e neveris te madh e te vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *