• |
ide | kryesore

“Shuplakë” nga Departamenti i Shtetit: Në zgjedhjet e 2017-ës pati blerje votash

Kryesore, Lajme

Për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017 politika shqiptare është futur në një krizë të thellë. Opozita e braktisi parlamentin pas publikimit të përgjimeve të përfaqësuesve më të lartë të qeverisë me persona si pjesë e grupeve kriminale (Dako – Avdylaj, dosja 339) ku flitej për blerje votash. Djegien e mandateve e kanë kritikuar BE dhe SHBA, por nga Uashingtoni doli këtë të mërkurë një dokument që pranon fenomenin e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Pika më interesante e këtij raporti është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet dhe respektimin e “të drejtës së votës”. Raporti i Departamentit të Shtetit citon në pjesën më të madhe OSBE për atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor 2017, por bën edhe vlerësime të saj.

“Zgjedhjet e fundit për kuvendin kombëtar u mbajtën në qershor 2017. Vëzhguesit e OSBE-së për procesin zgjedhor raportuan: “Garuesit patën të mundur të bënin fushatë lirshëm dhe liritë thebësore u respektuan”.

OSBE vë në dukje më tej: “Vazhdoi politizimi i organeve dhe institucioneve që merreshin me zgjedhjet dhe gjithashtu pati akuza të shumta për blerje të votave dhe presione mbi votuesit lëkundën besimin e publikut te procesi zgjedhor”.

Sa i takon votimit në vetvete, misioni i OSBE-së raportoi për “një ditë të zakonshme zgjedhjesh”, por më pas zbuloi se “procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht në një numër qendrash votimi të vëzhguara”, thuhet në raportin e DASH, citon lapsi.al.

Raporti ndalet edhe te respektimi i të drejtave të minoriteteve, por edhe këtu Departamenti Amerikan i Shtetit bën një tjetër kritikë të fortë kur nënvizon se “disa pakica mbetën të prekshme në blerjen e votave”.

Më pas në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit flitet për të drejtat e grave dhe respektimin e barazisë gjinore në këto zgjedhje. Aty thuhet se partitë e mëdha megjithëse vendosën gra në listat e tyre nuk u respektua ligji për të futur 30% të tyre në Kuvend.

Qeveria amerikane citon se në vendin tonë “mosndëshkimi mbetet problem”. Aty citohet se “ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent”. Sipas raportit të DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.

“Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem” – thuhet në raportin e DASH. ©LAPSI.al

32 Comments

    1. Donika Prela dhe Arta Marku e kaluan vetingun ishin te pastera akullore si dDako😂😂😂😂 thotë:

      Ja futni kot 😂..a e pate sondazhin e tv mavise PS dhe Rama fiton te gjitha bashkite😂madje me 64%-69% erjona ne TR filja ne KO lela ne VL dako ne DR edhe madja edhe ne shkoder mavia fiton bindeshem😂😂😂 dhe thoni qe populli nuk eshte i lumtur😊 nen ullleheqejen e kallam deshtakut..
      Rrofte mavija deri ne 2050 do legalizohen te gjitha llojet e drogave qe populli te jetoj i lumtur😂😂😂

  1. Vetem se paste ku thuhej blerje e votive apo shuplaka sic thuhej ne titullin e shkrimit, Sa lexova me poshte thuhej Pati akuza per blerje votash?????? Vari lesht gazetari shqiptare si cdo gje bio shqiptare

  2. Tek ajo puna grave ja ka myt kot.Parlamenti eshte vendi me numrin me te vogel te boleve per njesi siperfaqe ne territor. Operacioni rilindje ja ka shkul nga vendi dhe ja ka mbjell ne tru. Me kete metoden perendimore te vetedeklarimit shumica do deklarohen me krenari ish-burra.

  3. Amon mer se na keni ça trapin me keto titujt qe fillojne me shuplaka, kur citohen te huajt. S’ka nevoje ta thone as amerikane dhe as perendimore sesi u blene zgjedhjet. E di çdo shqiptare kete fakt. Zgjedhjet ne te tilla kushte jane pa asnje vlere, sepse eshte i paracaktuar rezultati!!! PIKE

  4. Bushati&Co jane bo per gjynof. “Shuplaka” e DSh i referohet raportit te OSBE qe ka qene publik qysh mbas zgjedhjeve, po i njejti raport qe pozites iu lodh goja tu e sjell si reference.

  5. Shihni ndryshimin midis drejtësisë amerikane dhe asaj shqiptare.
    Në SHBA ka mbi dy vite që nën dyshimin se në zgjedhjet presidenciale ka pasur ndërhyrje kibernetike të shërbimeve sekrete ruse, dhe ka dy vjet që është ngritur një lomision hetues prokurorësh për të hetuar për këtë dyshim. Ka aktualisht edhe persona që kanë qenë pjesë e fushatës elektorale të presidentit Trump që jo vetëm janë hetuar por edhe janë gjykuar duke u ndëshkuar me burg.
    Për zgjedhjet e fundit para dy vitesh në Shqipëri, ndonëse ODIR ka deklaruar se 20% e votave është blerë, prokuroria shqiptare nuk ka ndërmarë asnjë hetim. Edhe pasi Zëri i Amerikës publikoi një pjesë të përgjimeve që nxirnin edhe emra konkretë zyrtarësh të lartë të mazhorancës që kanë abuzuar me votat, përsëri nga prokuroria shqiptare nuk është marë në hetim ky problem.
    Bile prokuroria shqiptare ka bërë të kundërtën, në vënd të hetojë të dyshuarit, ka hetuar e ndëshkuar denoncuesit e abuzuesve e dosjet voluminoze që i ka kjo prokurori vazhdojnë prej dy a tre vitesh të flejnë në kasafortat e saj.
    Prokurorja e përgjithëshme shqiptare Marku, në vënd që të jepte llogari se pse ka penguar hetimin e blerjes së votave, akuzoi dje “politikën” duke nënkuptuar opozitën se pse “ndërhyn” në punët e saj.

  6. Per denimin e politikaneve e ka mire agjenti me dokumenta i UDB salih RAM berisha vazhdon dhe jeton ne luks me thika e pirunj te florinjte,prokuroria e kapur nuk e arreston kete vrases me pagese per llogari ruso – serbe

  7. Me e bukura ka qen ajo vidjo ku Meta si president “mbi palet” kishte shku ne Diber me duket te bente fushat per LSI dhe kamerat kapen Meten e ne sfond nje tip qe jepte zarfin e rradhes per blerje votash. Justifiki LSI: ne kete krahin eshte zakon me dhen dicka si dhurat (dmth nje zarf me euro per blerje votash). Tani Monika nuk do qe te ket me shitje-blerje votash edhe pse e di qe po nuk hodhi lek, LSI as OJQ nuk do ngelet.

  8. Duke lexuar komentet, kuptohet qarte se pse Shqiperia ka mbetur ketu ku eshte dhe nuk ben asnje hap perpara. Biles disa komente jane nje kthim prapa ne kohen kur dermohej armiku i klases dhe votat ishin tr gjitha per frontin “demokratik”. Te gezohesh se vendi nuk do kete opozite eshte kulmi i budallallekut. Natyrisht keta njerez kane mbetur ne kohen e personazhit romantik dhe kompleks te letersise shqiptare Don Kishotit dhe jane kthyer ne Sanco Panco (disa edhe me keq, ne mjetin levizes qe perdortr Sanco Panco). Kur nje grup njerezish ithtare te nje qeverije, por edhe vete qeveritaret, mendojne se qeverija eshte vetem per atr grup dhe askush nuk ia var kundershtareve politike, vendi kthehet edhe nje here aty ku ishte 30 vite me pare ose shkon aty ku eshte sot Koreja e Veriut apo Kuba. Me kete llij mentaliteti nul ecer perpara. Per sa kohe shqiptaret (sidomos ata qe qeverisin dhe ata qe iu shkojne prapa) do vazhdojne me kete menyre te menduari, Shqiperia jo vetem qe nuk do behet, por edhe rrezikon tr zhbehet.

    1. Nuk gezohet njeri qe ska opozit, gezohen qe ska Sali cdo te enjte, Lulush, Monik, Tit, Mul, Nul, Dul, Idriz, per keta gezohen. Qe ska opozit eshte fatkeqesi, po opozit nuk ka patur as me pare, se nqs e bejn opoziten njerez te degjeneruar zere se ska opozit. Tani rradhen e kan keta te PS te na hiqen nga bolet. Te ikin vullnetarisht edhe keta se kur shef aty ca syrreter qe jan etalon i korrupsionit te historis pluraliste si Cac angjeli, Bac fino, ca paulin sterkaj e ca tom dosha, vari karin thot robi. Te heqesh Ed Ramen nuk mjafton, duhet heq i gjith establishmenti politik pluralist.

  9. Pati akuza per blerje votash dhe pati blerje votash jan dy gjera qe ndryshojn shum me njera tjeteren. Akuza ka pas, ka dhe do ket perdit. Po titulli i lajmit eshte i qellimshem. Lapsi ka ber opozit goxha te mir me perpara, po tani shkruan artikuj vetem per nivelin e arit, aq sa po i ben favor Edi Rames dhe po duket vertet si kazan.

    1. o bole injorant, ska nevoj ta shkruash vet “paemer” se te del vet ashtu nqs nuk ve nje emer. o satrap ti e ke lidhur mendjen ne kulloten e pd dhe e ke ber vegane me mendime “te Salihurit dixhital”. lere mendjen te livadhis se eshte tkurur fare, te eshte ber anemike.

      1. A ckenirene rehat ju te endri fuges. Mjetet per te spiunuar janu ka dhene ai qi i lepini karin mengjes drek darke, thoni dhe lere mendjem te livadhis, pose te pelqen ty kari ne bythe nuk do te thote qe dhe te tjeret ta hane. Ankesat e popullitni ktheni ne percarje klasash sociale, tipike e socialisteve shqiptar. Po nuk ke per ta kultuar ndonjeher ke kaluar shume vite ne injorance, je per skrrap. Dhe ke ngatrruar artikull, duhet ta sbkruaje tek ai i lubonjes qe ta marrin vesh edhe te tjeret qe je i 24 ore para pc

        1. a e kupton qe vetem muhabete bythqirash ben. ke kompleksin se je torre po se pranon dot as me veten. thua karlliqe pafund si rrjedhoje e mendjes tende anemike. Nqs te pelqen Fuga, kari apo kari Fuges pun per ty, mbaje per vete dhe mos akuzo te tjeret si Saliu qe me ato qe ben vet akuzon te tjeret. Sa per percarje mos kujto se Saliu eshte simbol i bashkimit qe ka 30 vjet dhe ne nje vrim i bie fyellit: “stalinista, stalinista, te kuq e te verdh”. Salehu armatosi ju shpellaret per te vrar jugun se i quante grek tradhetar, prondaj te them kullote mendjen dhe perdor arsyen jo vetem tifozllikun.

          1. po pse anashkalon ate qe thashe une. se kur mohon te verten filloni pastaj beheni si qytetar ju dhe etiketoni shpellare ata qe ju ben me shkolle juve te administrates, prandaj rrime ektu ju durojme dhe juve laroshave te bashkise. hajde vazhdo me planin tend tani, dmth vazhdo merru pa pune dhe fut lek ne xhep se keshtu ta do partia ( se jashte asaj nuk arrike te mendoke o vi-zio-kar ). kujton se ne te tjeret qe kemi punuar nuk duam merite o loqe. vazhdo na jep mendje per kullosje. meqe ra fjala nuk jam me asnje parti, po ti e the tani. ska gje vazhdo, ne shpellare jemi qe ju tolerojme, kurse ju mir qe fluturoni me pras ne bythe po ju hypen dhe vetja ne qef. shko komento tek artikulli mbi lubonjen te pakten, te jet sa me realiste ky komunikim o lolo

  10. Kur i lexon me syzet e sektit, keshtu te duken deklaratat e D,A,SH sepse kur i bejne vrejtje opozites , ju YYyyyyyh, kerceni e thoni ja e tha Amerika, kur Amerika jua thote qe jeni hajdute jo, eshte faji i portalit. Ky eshte mentalitet i kryetarit te sektit, dhe te shohim se mo na dale ta quaje ;Kazan’ edhe raportin e DASHit, se te tera mashtrimet i ben kjo parti , andaj quhet sekt.> Ke keni pranuar nga bemat e kesaj partie, apo sekti, qe tu thomi, jeni me parimin e se drejtes, si ju komentues fanatike, ashtu edhe perfaqesimi tuaj shteteror e parlamentar keni nje prerje, andaj ju doli kallai, e percja e maskimit te politikave tuaja hileqareme popullin, e me nderkombetaret.

  11. Xixa prova prova thuaj luluse,te ishte ndryshe amerika nuk I pranonte zgjedhjet,te vetmet zgjedhje qe nuk I ka njohur amerika kur agjenti I udb salih ram berisha I fitoi zgjedhjet 1996 me 97% kupton o toc kuklle xixa

  12. Sa e ke te keqen ne shpirt ..Aq edhe e tregon duke kundershtuar e provokuar komentet..Dikush ka frike edhe nga komentet..Nga votat e Lira ndjehen shume keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu