• |
ide | kryesore

Simeone komplimenton Juventus: “Gjesti i Ronaldos ishte…”

Sport



Tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone, i ka bërë komplimenta bardhezinjve, pas eleminimit të pësuar në Allianz Stadium në ndeshjen e kthimit të 1.8 të finaleve të Champions League, ku është mundur 3-0 nga Juventus. “Duhet thënë se Juventus ishte superior. U treguan më të aftë se ne dhe e merituan fitoren. Ronaldo? Eshtë më i miri në botë”.

Simeone në ndeshjen e parë bëri një gjest, që në hetimin e UEFA-s u interpretua nga tekniku argjentinas si dëshuirë për të treguar se lojtarët e tij kishin këllqe dhe nuk iu adresua juventinëve. Përgjigjen e mori në fushë nga CR7, që pas golit të tretë bëri ekzaktësisht të njëjtin veprim: “Gjesti i Ronaldos? Sigurisht ka parë atë që bëra unë në ndeshjen e parë, për të treguar karakterin e skuadrës së tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *