• |
ide | kryesore

“Tentonte të më prekte testikujt dhe…”: skandali seksual përplaset mbi arbitrin kolumbian Oscar Ruiz

Sport



Një skandal seksual po trondit botën e arbitrave në Kolumbi. Nën akuzë është Oscar Julian Ruiz, një nga mitet e arbitrimit amerikano jugor: akuzohet për ngacmim seksual e shantazh kundrejt disa kolegëve. Viktimat e pretenduara të “kujdesit” të vecantë të tij janë Harold Perilla e Carlos Chavez. Fjalët e Perilla nuk lënë vend për interpretim: “Nga 2007 e deri në momentin në të cilin kam lënë arbitrimin, Ruiz më ngacmonte vazhdimisht. Tentonte të më prekte testikujt dhe nga pas, duke bërë insinuata. Thoshte se mund të bënte të bëja karrierë, sepse kishte shumë pushtet”.

Perilla nuk ka shumë që është tërhequr nga aktiviteti dhe ka treguar se Ruiz kishte fuqinë për të zgjedhur antarët drejtues të Shoqatës së Arbitrave, organizmi që vendos arbitrat në ndeshje. Pikërisht nga ky bord është larguar Javier Reina, pasi denoncoi këto situata “të cuditshme”.

Perilla e ka zgjeruar akuzën edhe për një tjetër personazh, Imer Machado, ish-arbitri ndërkombëtar e antar i Këshillit Arbitral të Federatës kolombiane. “Èrdhi pranë meje dhe më preku testikujt. Ishte e tmerrshme. Pastaj më kapi nga pas dhe nisi të flasë me përcmim për punën time. Në atë rast nuk e denoncova, por tani po”.

Arbitri tjetër protagonist i cështjes, Carlos Chavez, ka rrëfyer një episod: “Ruiz më preku testikujt kur po dilja nga dushi, duke më thënë se bëhej fjalë për një pagesë”.

Emri i Oscar Ruiz është një emër me rëndësi në Kolumbi: ka arbitruar në Botërorin 2002, 2006 e 2010, është zgjedhur disa herë si arbitri më i mirë i Amerikës së Jugut, ka drejtuar më shumë ndeshje se të gjithë në Kupën Libertadores (106) e është klasifikuar i treti në një renditje statistikore përsa i përket arbitrave më të mirë të dhjetëvjecarit 2001-2010, i barabartë me Pierluigi Collina e pas Lubos Michel e Markus Merk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *