• |
ide | kryesore

Video/ Ngo’o tërheq Tiranën drejt gjysëmfinales së Kupës: likudohet 3-0 Laçi

F1, Sport, Video



Një vit kalendarik i nisur në mënyrën më të mirë dhe dy muaj pathyeshmërie që po e cojnë Tiranën drejt arritjes së një objektivi të pamenduar deri në dhjetor, një vend në zonën Europiane sezonin e ardhshëm e që tani duket e arritshme përmes dy kompeticioneve. Pikërisht kështu, sepse bardheblutë kanë hedhur një këmbë, në mos të dyja në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, duke likuiduar 3-0 Lacin në Selman Stërmasi. Spektakolar Michael Ngo’o gjithnjë e më tepër protagonist i kthesës së kryeqytetasve, me dy gola dhe një asist për Hasanin, për ti bërë gjumin e qetë Ardian Memës deri në ndeshjen e kthimit.

Kurbinasit nuk ishin lëshuar kurrë në këtë formë, që kur Besnik Prenga është ulur në pankinën e bardhezinjve. Këtë herë kurbinasit luajtën të dorëzuar dhe nëse nuk e kanë më të rëndë bilancin e golave, është sepse asitenti i Allës gabon totalisht vendimin në fundin e pjesës së parë, duke i ndaluar padrejtësisht golin Hasanit.

Tirana zotëroi mesfushën, mbajti kontrollin e topit, tentoi kuadratin dhe vuri në lëvizje të gjithë sistemin ofensiv, pa i dhënë pika referimi kurbinasve, që inkasuan goditjet, me shpresën për të dalë me sa më pak dëme, nga një ndeshje që ishte dukshëm nën dominimin e kundërshtarit. Vetëm se llogaritë nuk i kishin bërë me Ngo’o. Anglezi shënoi dy herë në harkun e 12 minutave, duke shkatërruar strategjinë e vetme që kishte Laci në mendje, mbrojtjen e rezultatit për ta zgjidhur në kthim.

Tani në kthim nuk është se ka shumë për të zgjidhur, sepse pas golave në të 53 e 65 qendërsulmuesi dha një tjetr asist për Hasanin që këtë herë vlerësohet në pozicion të rregullt, duke shënuar golin e tretë në minutën e 73. Rezultat i pamenduar ndoshta edhe nga vetë Mema në vigjilje të ndeshjes, duke parë edhe ekuilibrin e ndeshjeve të fundit mes dy formacioneve. Megjithatë tani Tirana e sheh veten një hap larg gjysëmfinales dhe pret vetëm të njohë se cilët do të ketë përballë si kundërshtar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *