• |
ide | kryesore

Air Albania zhduket përsëri. Rama nuk e ngre dot “Lasgushin” në ajër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Air Albania zhduket përsëri. Linja ajrore nën emrin shqiptar që sipas premtimeve të qeverisë Rama do të ngrihej në qiell disa muaj më parë vijon të jetë një fantazmë. Pas prezantimit me bujë në verën e vitit që shkoi të avionit të parë, i cili bëri disa udhëtime provë Tiranë- Stamboll avioni u parkua në Turqi për të pritur licencimin.

Tetori 2018 si afati i vendosur nga kryeministri Edi Rama për të nisur fluturimet “fluturoi” para avion duke lënë shumë pikëpyetje për ecurinë e kësaj kompanie.

Por sapo mediat nisën të hedhin dyshime për problemet në licencimin e kësaj kompanie ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku doli në Rinas pranë avionit me mbishkrimin Air Albania dhe deklaroi se për 10 ditë do të merrej licenca e fluturimit.

Balluku njoftoi firmosjen e marrëveshjes financiare, mes qeverisë shqiptare dhe  kompanisë Turkish Airlines dhe premtoi se  “Air Albania ka kaluar nëpër fazat që kërkohet për t’u certifikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për certifikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile, gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve”. Ishte data 15 shkurt kur u bë kjo deklaratë dhe akoma kjo kompani nuk e ka marrë licencën e fluturimeve as për fluturimet drejt Turqisë, ku është e vendosur dhe kompania mëmë Turkish Airlines.  Disa fluturime që avioni Air Albania ka bërë i ka pajisur qytetarët shqiptarë me bileta që mbajnë mbishkrimin Turkish Airlines.

Problemet me çertifikimin, çfarë nuk thotë Balluku

Balluku, ish drejtoreshë e Albcontrol, kompani shtetërore shqiptare që është aksionere në kompaninë Air Albania tha se kësaj kompanie i duheshin vetëm 10 ditë për t’u certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Ndërkohë burime pranë Aviacionit Civil thanë se procesi i certifikimit mund të kërkojë 1 deri në 3 vite kohë. Për të plotësuar të gjitha kriteret e licencimit kompanisë i duhet shumë punë administrative. Së pari, duhet të plotësojë dhe dorëzojë disa manuale fluturimi që prej 1-2 mijë faqe secili. Edhe nëse autoriteti shqiptar do të kishte “vullnetin” për t’i përshpejtuar këta hapa do të ishte e kotë pasi çdo certifikim duhet të kalojë në zyrat europiane, ku nuk hyn në punë as vullneti politik i Ramës e Ballukut dhe as emri prestigjioz i Turkish Airlines.

Pavarësisht afateve publike të tyre që janë tejkaluar kompania shtetërore ajrore nuk është pajisur akoma me lejen e fluturimeve, përveç fluturimeve dhuratë që ofroi qeveria në verë si pjesë e promovimit të saj. /mapo/

Air Albania/ Propaganda mashtruese e Edi Ramës

‘Avioni iu kthye Turqisë’, Media zviceriane shtron pyetjen: A dështoi Air Albania?

 



9 Comments

  1. Me pak fjale, pa e zgjat shume, jane autoritetet e Evropit qe bllokojnë licensat.
    Pra nuk o pune as Edvini, as ballukja, as i m…. tjetër. Thjesht m*ti mban ere evrope.

  2. Tallin menderen me popullin ne Shqiperi. Mire e bejne kur e votojne apo shesin voten per nje cope buke pae kuptuar se i iken lopa me gjithe vic. Popull i trashe (jo te gjithe sigurisht).

  3. Po shyqyr ore se po te ngrihet do shkrehet e do rrezohet me gjithe pasagjere. Si prodhimi i traktorit te pare e te fundit me 1978 qe nuk u pa fare. Ketyre i ka ardhe fundi qe para 2 vjetesh.

  4. Drogaxhiu vetem peralla me fantazma i ka treguar ketij popullidhe i shkreti popull i ha .Vetem propogande,mashtrime dhe zhduken si fantazma ato qe ka thene ky njeri me tye meta mendore.Propogande e shfrenuar dhe nga mediat bythelepirse shikoni tek -Rep tv-qe na paska bere nje sondazh ai -Karo Bolinua- dhe na trumbetojne qe tere populli do votoje -Partine -soci-HALE-iste.

  5. Drogaxhiu vetem peralla me fantazma i ka treguar ketij populli dhe i shkreti popull i ha .Vetem propogande,mashtrime dhe zhduken si fantazma ato qe ka thene ky njeri me te meta mendore.Propogande e shfrenuar dhe nga mediat bythelepirse, shikoni tek -Rep tv-qe na paska bere nje sondazh ai -Karo Bolinua- dhe na trumbetojne qe tere populli do votoje -Partine -soci-HALE-iste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *