• |
ide | kryesore

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

2, Arkiva, Ide



Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, sikur numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka filluar dhe sikur ditët e tij janë të numëruara. Këtë version, që është shumë larg të vërtetës, e përhapin pak a shumë edhe vartësit e tij duke përkundur idenë se e shtuna e ardhshme do të jetë, ose dita e fundit në pushtet e kryeministrit ose pika e kthesës, kur ai do të marrë përfundimisht të tatëpjetën.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe, mbi të gjitha, këtë e di mirë edhe vetë Lulzim Basha.

Përndryshe, nëse regjimi oligarko- kriminal i Rilindjes do të përmbysej, me një apo dy demonstrata, nuk ishte nevoja që opozita të braktiste parlamentin, të digjte mandatet, të panifikonte bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe si përfundim daljen krejtësisht nga sistemi.

I gjithë ky përshkallëzim, i cili përbënte, fatkeqësisht, të vetmen rrugë për t’u përballur me një bandë që grabit zgjedhjet për të plaçkitur Shqipërinë dhe vjedh vendin për të përlarë votat, ishte përqafimi i një rruge të mundimshme.

Ai u ndërmor, së pari, për t’i ndërgjegjësuar edhe më shqiptarët se çfarë tip sundimtari po i qeveriste dhe për t’i lënë ata, të vetëm, përballë me portretin e tij, sa brutal aq edhe grotesk.

Ai u ndërmor, njëkohësisht edhe për të futur opozitën në një proces katarsisi, ku vetëskarifikimi dhe radikalizimi do të shërbenin si mjete për të prerë urat me mëkatet e së shkuarës.

Ai u ndërmor edhe për ta eksportuar krizën shqiptare nga diplomatët e leshtë apo konformistë të Tiranës, tek kancelaritë e tyre në qendër, ku e vetemja autokraci në qerthullin e BE-së zor se do të pranohej.

Të gjitha këto procese kërkojnë një kohë të gjatë precipitimi dhe reflektimi dhe çdo lloj tjetër qasje, për një shembje të shpejtë të Edi Ramës, nuk është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër taktike për mitingun e radhës.

Por, përpos kësaj analize praktike për atë që do të ndodhë, ka edhe një problem teorik: a i intereson pjesës më të madhe të shqiptarëve një rrëzim i shpejtë i Edi Ramës? A u leverdis atyre (përveç katër- pesë njerëzve që duan t’i zënë karrigen) një rotacion i beftë, që historia jonë e shkurtër na ka mësuar se nuk pjell kurrë ndryshim? A përbën lehtësim për vendin heqja qafe e këtij njeriu që, me çdo ditë qëndrimi në pushtet, vetëm i bën dëm Shqipërisë?

Sado kontradiktore që të duket, përgjigja është: JO.

Sepse Edi Rama nuk duhet thjeshtë të rrëzohet, ai duhet lënë të degradohet në pushtet.

Sado e madhe që të jetë kostoja ekonomike dhe njerëzore, RILINDJA pas rilindjes duhet të vijë pasi gjithçka të ketë prekur fundin.

Po të shikohet vetëm ky muaj pas djegies së mandateve, sado që koha është e shkurtër, shenjat e para të degradimit janë tejet të preksheme.

Mjafton të vëzhgosh pasqyrat më të qarta të interesave të oligarkisë në këtë vend, dy TV e mëdha kombëtare, si e kanë çjerrë maskën dhe si janë vënë në shërbim të pushtetit.

Mjafton të dëgjosh kryeprokuroren e republikës, të zgjedhur me votat e socialistëve, se si hakërrehet ndaj opozitës dhe mediave.

Mjafton të kqyrësh policinë e shtetit se si iu vërsul fëmijëve dhe grave shtatzëna tek Petro Nini, me mendësinë se kushdo që proteston në rrugë është armik i partisë.

Mjafton të ndjekësh në parlament deputetët e “opozitës së re”, që nga njëra anë thotë se do të përfaqësojë elektoratin e tradhëtuar nga Basha dhe Kryemadhi dhe nga ana tjetër voton sipas porosive të Edi Ramës.    

Të gjitha këto janë sinjale të qarta se imazhi i një vendi normal ka filluar të thërrmohet me shpejtësi.

Dhe ky proces duhet lënë të vazhdojë në rrjedhje të lirë. Sepse vetëm kështu, falë këtij radikalizimi, kësaj vije të qartë ndarëse, të gjithë do të kuptojnë se cilët janë në anën e drejtë të barrikadës dhe cilët janë kameleonët që i përshtaten pushtetit të radhës.

Nëse Lulzim Basha e ka me tërë mend slloganin se nuk duhet rrëzuar vetëm Rama, por duhet shembur sistemi që e mban atë në këmbë, kjo nuk mund të bëhet as me një demonstratë, as me një puç pallati. Ky është një proces që kërkon kohë. Kohë për ta lënë të telendiset deri në fund ai që kërkoi t’u hiqej shqiptarëve si nxënësi i Faik Beut apo i Nolit, por kohë edhe për vetë opozitën, të cilën, dalja e ngadaltë nga sistemi do ta zhveshë nga lidhjet okulte me ingranazhet e tij (pronarë mediash, oligarkë, banditë, që sa më shumë muaj të kalojnë aq më tepër do afrohen me pushtetin).   

Në këtë kuptim, sot, armiku më i madh i gjithë kundërshtarëve të Ramës, nuk është ai vetë, por tentimi për ta rrëzuar shpejt atë. Paradoksalisht, sa më i gjatë të jetë lëngimi i përbashkët me sëmundjen e tij, aq më të forta do të jenë antikorpet, që nuk do të lejojnë më ringjalljen e kësaj flame.    

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Po nuk i shikon shumica e popullit votues kete qe e shikon ti more bushat,me vjen keq per ty ku je futur qe dhe vete nuk e di,po i afrohesh lubonjes,po si nuk shkruajte nje here te vetme per te verteten e ngjarjeve,mar si shembull ngjarjen te petronini,nuk thua sa ka vuajtur pronari neper gjykatat e salihut per 22 vjet dhe vjen dita qe me vendit gjykate e mer ate qe gjyshi ja ka lene trashigimi dhe fajin e ka rama,ke arritur ne nje pike qe kur ti rrezohesh ne rruge fajin ta ka rama,se ti nuk di te ecesh vet,por kerkon ndihme nga rusia

  2. Cfare ‘analize’ idjote. Te lesh Ramen te degradoget ne pushtet?! Dmth ta lesh te vjedhe akoma, ti japesh kohe te fshehe parate e korrupsionit e te tallet me te gjithe (duke perfshire edhe vete Bushatin, nipin e H Kapos)?
    Jo more. Nuk eshte kjo rruga qe duhet ndjekur. Pa kaluar ne ekstrem nuk iken Rama.

    1. Ke shumë të drejtë. Bushati do të rrijë akoma dhe të na nxjerr fundin, se vetë Bushati i merr nja 4 milionë në muaj. Këta edhe kur duken kundërshtarë janë aleat

  3. Rama duhet të ikin shpejt dhe të japë llogari për gjithçka që ka katandisur e fëlliqur mbi kurrizin e një populli të verbuar nga mashtrimet e paskrupullta të njeriut, që i ka ikur skuqja e faqeve dhe turpi. Mos prisin më! Enough is enough!

  4. Edi rama tall hajdarmalluten me te gjithe anal istat opinionistat xhenerik pompistat pseudo te pavarur qe lepijne bythet e shqupit . Me krijimin e SPAK dhe BKH qe komandohen nga gjigandet dhe miqte me te sinqerte te shqiptareve te thjeshte , SHBA gjithe skena politike,ekonomike do ndryshoje pa kthim . Nuk pjerdh amerikoni as per revolucione bolsheviko-fashisto-neoliberale te pjerdhura dhe as per infiltrimin e funderrinave antishqiptare sllavo ruse . Sic thote avokati i nderuar Ngjela do triumfoje shteti ligjor i mbeshtetur nga perendimi.

    1. Na cate bythen SPAK e BKH. Deri dje vetingu. Nguleni mire ne koke nuk ndodh kurre qe gjykatat te bejne shtet. Kurre . Eshte politika qe ben shtet dhe gjykatat jane thjesht nje instrument per mirembajtjen e makinerise shteterore. Dele

  5. Bushat, qe vendi ka kohe qe nuk qeveriset, por vetem vidhet, kete e dine te gjithe. Ne kete aspekt qeveria ka rene se paku qe ne 2016. E ashtuqiajtura reforme ne drejtesi qe mbahet si xhevahiri i qeverise aktuale, nuk eshte gje tjeter vecse kapje e plote e drejtesise nga pushteti dhe e keqja eshte se me kete lloj reforme do vazhdoje drejtesia e kapur edhe ne rast nderrimi te pushtetit. Dikush nga komentuesit pyeste ku jame njerezit ne rruge? Do i pergjigjesha me faktin se nga Shqiperia jane larguar rreth 400 mije vete dhe se keta njerez nuk kane ikur se kishin besim tek qeverisja. Largimi i tyre dhe i mijra te tjereve nga vendi po ben qe shteti te falimentoje. Llogariteni sikur ata njerez qe jane larguar te konsumonin me e pakta 15 mije leke te reka ne muaj ne ushqime, mallra e sherbime. Llogaritni sikur me taksa direkte dhe indirekte keta njerez te derdhnin ne buxhetin e shtetit minimalisht 4 mije leke te reja ne muaj, do shihni se ne buxhetin e shtetit krijohet nje grope prej afro 150 milione euro. Llogaritni me pas vazhdimin e kesaj hrmoragjie njerezore dhe do shihni se shume shpejt shteti do falimentoje. Prandaj nuk jam dakord me ate qe thote Bushati, qeveria eshte konsumuar mjaftueshem dhe sa me shpejt te ike aq me mire do bente. Problemi kryesor nuk eshte ikja e qeverise, problemi kryesor qe shtrohet eshte CFARE MUND TE BEJE PER KETE VEND QEVERIA QE DO VIJE?

    1. Zoti komentues AI , me rezultatet e sondazhit italian qe u dhe mbreme Rama siguron i vetem shumicen e ndryshimeve kushtetuese 84 mandate .Mendoj se Rama fiton edhe zgjedhjet e 2021 me perkrahjen masive te votuesve shqiptare .Ndersa ne 2024 duhet te filloje epoka e qebverisjes nga zoti erion veliaj.

  6. Ca policie do ti And palla, ate policine qe vriste 4 vete ne rruge? Apo policine cecene te Brecanit e Mul gamorit? Thuaj cte duash po kjo polici e sotshme eshte ku e ku me mire. Ca prokurori do ti? Do si Llalla qe eshte bere milioner me prona? Ik o rrot ik se sdi cte thuash gek mek

  7. Dmth sipas teje Bushat, Rama duhet duruar derisa te bjerr vete. Kjo ja zgjat jeten ne pushtet. Jam dakort dhe eshte e dukshme qe tani qe mund ta mendoj veten me te forte, do rreshkas ne degradim. Por Rama nuk duhet lene i qete ne cmendurine e tij. Njerezit duhet te protestojne, te tregojne qe ekzistojme dhe reagojme ne mbrojtje te te drejtave tona. Rama e ka mbushur kupen.
    Duhet te ik, dhe te hetohet. Te denohet qe pergjegjesia te mos mbetet me jetime ne kete vend. Pandershkueshmeria, bekimi qe jipet nga pushteti kundrejt bandave dhe oligarkeve eshte kanceri i ketij shteti.
    Edi Rama ka degraduar. Eshte i zhytur ne llumin e korrupsionit, dhe kur ti rreshkas kemba, do e kuptoj se i duhet ta paguaj shtrenjte kete papergjegjshmeri. Koha iken dhe mjere ai qe se kap ate.

  8. Jo vetëm edvini duhet të ikë sa më shpejt, por edhe ti Bushat duhet të ikësh se ke qenë një ndër mbështetësit e tij para 2013, gjë që tregon se analizat tuaja të para 2013 për edvinin kanë qenë të gabuara, ashtu siç është edhe kjo analizë.

  9. Zoti kimentues i paemer i ores 16:39, s’ju mbetet mbetet gje tjeter vetem tr thrrrisni Urrah ne parakalimet e 1 Majit dhe 29 Nentorit dhe te nxirrni nga bodrumet parullat e vjetra si: Rrofte KQ i Rilindjes me ne krye sh. Edi Rama! Perpara nga fitorja ne fitorje! Te na rroje sa malet KM yne dhe i dhenshim dite nga ditet tona etj. Vetem se kujdes se do dale ndonje udhezim qe meshkujt shqiptare te heqin edhe trstikulat per t’ia dhuruar partise.

  10. Tani po e shoh qe ia paske shkurtuar mandatin e trete, qebverisja me Veline filloka ne vitin 2024. Pse jo ne vitin 2121? Ju jeni te gatshem qe t’i jepni nga ditet tuaja apo jo?

  11. Nuk besoj se eshte shkrimi i Bushatit. Nuk duket dora e tij. Shkrimi duhet te jet:
    1. Armand Shkullaku
    2. (Paguar nga Lulzim Basha)
    Per te parin ska koment.
    I dyti po pergatit militantet per disfaten e 16 marsit.
    Sa me shume te rri Rama aq me shume keto portalet marin lek si majtas dhe djathtas

  12. Kur dhelpra se arriti dot rushin…..

    Kshu dhe Bushati me ket’ artikull. Kane thene nje 4-5 here qe do rrezojne Ramen dhe i kane rrujte lesht. Tani Bushati thote ta lejme te preki fundin ne pushtet se eshte me mire!!!!
    PD’ja ka per tu kthy ne OJQ me Lul mjeker bythen kryetar dhe Sali mullahun lider lexhendar.

  13. Sorros ka njerezit e vet neper ambasada o Bushat. Ajo dihet qe nuk e le njeri Ramen te bjere shpejt!
    E mbajne me Viagra Politike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *