• |
ide | kryesore

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

2, Ide



Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po komplotojnë kundër interesave europiane të Shqëipërisë që sot mishërohen tek pushteti i tij (fronti i së mirës). Me një gjuhë të tërthortë, kryeministri i vendit ka lënë të kuptohet se veprimi radikal i opozitës ose sponsorizohet ose i shërben interesave ruse për ta mbajtur Shqipërinë dhe rajonin larg Bashkimit Europian. Në mënyrë gjoja naive, ai ka shprehur habinë e djallëzuar se si protesta e opozitës u transmetua nga Rusia Today dhe në një takim me homologun maqedonas la të kuptohet se konflikti politik cënon axhendën europiane të vendit, gjë për të cilën rusët fërkojnë duart pas mureve të Kremlinit. Dhe menjëherë, këto mesazhe mbi këtë komplot kërcënues, u shumëfishuan nga sazet mediatike që entuziasmohen sa herë që lideri bën këto zbulime gjeniale.

Lexo me tej:

Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë “sukseset e mëdha” që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t’u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin ruso- opozitar.
Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organizuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar parreshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve. Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE.
Në dështimet e mëparshme drejt afrimit me BE, Edi Rama fajësoi “Europën e frikës”, islamofobinë, forcat ekstremiste, etj etj. Tani, kur kartën e integrimit kërkon ta luajë për të kapërcyer krizën e brendshme politike, fajin e kalon tek opozita dhe sabotimi rus.

Raporti/ Kryeshikasi Bendo në shërbim të Ramës për “ndërhyrjen ruse”

Në fakt, nëse ka ndonjë shqetësim real për influencat e Moskës në Shqipëri e rajon, ai ka të bëjë me depërtimin e kapitalit rus në sektorë të ndjeshëm të ekonomisë dhe jo në propagandën e Rusia Today që mund të ndikojë orientimin properëndimor të shqiptarëve. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, është në dijeni të plotë dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar këtë depërtim, të pakëtn në sektorin bankar shqiptar. Miliarderë rusë, madje mes tyre edhe nga ata që figurojnë në listën e sanskioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit, si oligarkë të afërt me Kremlinin, janë tashmë prezentë me kapitalin e tyre edhe në Shqipëri.
Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje.
Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.
Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Pa u zgjatur shumë në analiza, se cilët shqiptarë kanë qenë e janë pro rusë e tha me naivitetin e tij politik, por edhe me sinqeritet, komunisti Majko.
    Shqiptarët patriotë atdhedashës me bindje antikomuniste, asnjëherë nuk i kanë parë rusët si miq të Shqipërisë.
    Pro rusizmi sëbashku me proserbizmin hyri si një murtajë që i kushtoi dekada vuajtjesh shqiptarëve, me krijimin e Partisë komuniste shqiptare nga komunistët jugosllavë, që Stalini e emëroi më vonë Partia e punës, e që bijtë e sotëm të komunistëve e quajnë Partia socialiste.

  2. Shkullak talibani!
    Kto sparkatat llogjike nga lart poshte e nga majtas djathtas shko e thuji neper kafene… ose te Fevziu.

    Rama i fitoi zgjdhjet me tuta dhe po te beheshin zgjedhjet sot, do i fitonte me thelle akoma.
    Persa kohe qe perballe Rames eshte Fiore hollandezi, tete vjet minister dhe 4vjet kryetar bashkie dhe udheheqesja lexhendare Mona kokelopa, njerezit e kane mendjen e ndame.

    Ah po edhe nji gjo tjeter. Fajin vazhdon ta kete Saliu. Nuk ka rast ne historine e politikes perendimore kur nje president vazhdon te rrije ne politike mbas nje lufte civile, zgjedh te behet kryeminister mbasi kishte qene president, vendos te rrije ne pozite mbas skandalit te Gerdecit, vendos te rrije ne politike mbas 4 te vrareve ne bulevard, ia fal partine shokut te vajzes dhe e mban me sforco kryetar partie mbas tre humbjeve qe PD si kishte pa edhe mbas ’97.

  3. Cudia eshte qe ministri gjermon Roth ,sot e deklaroi hapur rrezikun nderhyrjes direkte te rusise ose kukullave te saj politiko mediatike kunder integrimit te ballkanit perendimor ne europe .Edhe raportimi i Komandantit te SHBA per europen gjeneral Scaparroti ne senatin ShBA paraqiste te njejtin rrezik . Apo sipas propagandes shqupiste duhet te besojme se edhe keto figura teper te larta politiko ushtarake te botes demokratike jane blere nga Rama ???

  4. Ky muhabeti apo onsinuata e nderhyrjes ruse ne Shqiperi , nepermjet sponsorizimit te opozites aktuale, me duket jo vetem qesharake, por me kujton Enverin ne lufte kunder imperialimit dhe fjalimin nebparlamet te Bashkim Gazidedes.
    Keto jane ca budalleqe, qe kush ka 2 pare mend ne koke e kupton bllofin.
    E rendesishme ne kete vend eshte korrupsioni galopant, pastrimi i parave te pista, lulezimi i trafiqeve, dalja e krimineleve nga burgu, industria e ndertimit, eficenca e administrates. Pasi te zgjidhen keto, dalim dhe kunder “ rrezikut” rus.
    Shqiperia eshte nje vend qe nuk ben dot zgjedhje. Kaq eshte Shqiperia. Perrallat me mbret lijani Rames.

  5. Zoti Alban ,keto tipare qe permendni ju mund te zhduken perfundimisht nga shqiperia vetem me ngritjen e SPAK dhe BKH .Kush e kundershton ngritjen e ketyre institucioneve kaq te domosdoshme per zhvillimin perendimor te Shqiperise ??? Patjeter qe jane te korruptuarit , hajdutet ,gjakpiresit e shqiptareve te ndershem prej 26 vjetesh .E vetmja shprese per Shqiperine eshte SHBA ,ndersa ruset sllave dhe sherbetoret e tyre duan fundosjen tone njesoj si ne 1878 dhe 1913 Nuk duhet te harrojme kurre se miku i vetem per shpetimin e kombit tone ishte presidenti amerikan Willson .

  6. Shkullaku thote qe Rama i ka llogarite me ata qe genjeu per 6 vjet me radhe,dakort,por keto llogari jepen me zgjedhje dhe me vote e jo duke dale nga sistemi e duke e futur vendin ne qorrsokak me deshire dhe ne interes te armiqve tane tradicional,keshtuqe kot mundohesh o Shullak te mbulosh mutin me shurre se fshati qe duket(Basha)sdo kallauz….

  7. Vini re se Lapsi.al nuk ka me komentues te devotshem gjysem analfabete tip ARi apo Zigurr Qarri! Jane arratisur te gazeta Dita!

  8. Perfekt Shullaku,keto teorite me ruse e revizionista jane qesharake dhe nuk ka shqiptar i thjeshte qe i ha., edhe Enveri do jua kishte zili.
    Ne vend qe te flitet per skandalet e cdo dite ,flitet per konspiracion. Nuk ju ha mortja

  9. Si rrezohet Rama se po ju dendin me mashtrime. Ai eshte neser 100 kilometra larg ne Berat dhe eshte kryeministri i ketij vendi. Ja hyte ne kryeministri i cili eshte institucion i gjithe shqiptareve. Po pastaj? Ky eshte grusht shteti i mirefillte dhe perendimi perpos djegjes se mandateve nuk e fale kurre kete akt. Dhe ja ku e bene Ramen nje Erdogan i cili do te kete mbeshtetjen e fuqishme te perendimit per ti plasur brenda si Bashen dhe Berishen.

  10. Kur USA/BE kerkojne reforme ne drejtesi, PDja thote jo.
    Kur USA/BE thone qe politika nuk behet ne rruge, PDja thote jo.
    Eshte e njejta PD e Saleh mullah omarit qe futi vendin ne konferencen islamike. PDja e Lul mjeker bythes me finacime te dyshimta nga jashte qe jane nen hetim.

    Kur ushtarake te larte amerikane flasin per nderhyrje ruse, ti Shkullak kari duhet te degjosh dhe te kuptosh qe Shqiperia eshte pjese e interesave TE VECANTA te US. PDja ka historik me keto pune, ndaj i djeg. E kote me te tregu qe cfare ndodhi ne Mal te Zi dhe Maqedoni.

    Ne 91 u cuam e thame “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, jo si ti mbushet mendja Saleh mullah omarit. Habiten pastaj kur si voto njeri.

  11. Shkullak ngele idiot dhe pshatar Nigerian.Shoket e tu japin mend Kurse ti ngele ps mend.Nje idiot ne pallatin e Bashes.Apo nuk e ke modernizuar gazetarine .

  12. Kur i shikpj surratin keti shkulanit dhe lubos bindem ne teorine e Darvinit se njeriu eshte paardhes i majmunit.Keta dy pasardhesit e kesaj ktheshe te urte dhe me fisnike se keta,kane humbur jo vetem arsyen por edhe kriteret njerezore.Po si mund ti mveshin Rames epitetitin qe tashme me fakte e ka marre Basdha.Tovarish Basha eshte lidhja ruse ne Shqiperi e provuar edhe nga SHBA-te,prandaj nuk Washingtoni dhe Brukseli jane teresisht ne anen e Rames dhe ju mund te lehni dhe ulurini tere kohen por asgje nuk do ndryshoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *