• |
ide | kryesore

Armiq të respektueshëm – Messi komplimenton Ronaldon: “Impresionues”

Sport



“Ajo që bëri Cristiano Ronaldo me Juventus ishte impresionuese. Një surprizë e madhe, sepse besoja që Atletico Madrid do ishte më i fortë në fushë. Por Juve u tregua shumë e aftë, ka shumë potencial dhe Cristiano jetoi një natë magjike me ato tre gola”. Pas dy golave e dy asist që udhëhoqën Barcellona në çerekfinale të Champions përballë Lyon, Leo Messi nuk i kurseu elozhet për bardhezinjtë dhe rivalin e tij të përjetshëm.

“Të gjitha skuadrat që kanë mbetur në cerekfinale janë të forta, të shohim cfarë do të sjellë shorti – ka thënë kampioni argjentinas, protagonist absolut në 5-1 e blaugranave në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions kundër Lyon, pas 0-0 të ndeshjes së parë -Edhe Ajax më pëlqeu: ka shumë të rinj që treguan se nuk kanë frikë asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *