• |
ide | kryesore

Bastiset ambasada e Koresë së Veriut në Spanjë, hidhen dyshime mbi CIA-n

Planet



CIA mund të ketë dorë në bastisjen e ambasadës së Koresë së Veriut në Spanjë, raportojnë mediat lokale duke cituar burimet e hetimit. Të paktën dy nga 10 autorët, të cilët hynë në ambasadë, janë identifikuar dhe janë të lidhur me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, njoftoi të mërkurën El Pais.

Ndërsa spiunët amerikanë tashmë kanë mohuar përfshirjen e tyre, ato ishin mjaft “jo bindës”, thanë burime qeveritare për gazetën. Incidenti i çuditshëm ndodhi më 22 shkurt, kur një grup njerëzish sulmoi misionin e Koresë së Veriut në Spanjë, të vendosur në Madrid.

Disa diplomatë kërkuan kujdes mjekësor pas incidentit për shkak të lëndimeve të lehta. Ndërsa sulmi u raportua gjerësisht nga mediat lokale, ambasada nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Mendohet se autorët mund të kenë kërkuar informacion për ish-ambasadorin e Koresë së Veriut në Spanjë, Kym Hyok Chol.

Ai u bashkua më vonë me ekipin negociator të vendit dhe mori pjesë në organizimin e samitit Trump-Kim në Vietnam, i cili dështoi vetëm pesë ditë pas incidentit të Madridit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *