• |
ide | kryesore

Foto nga vendngjarja/ Kush ishte në qendër të atentatit me armë te Tirana e re (emri)

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka pasur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë është plagosur një 26-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri i identifikuar si Enea Keqa ka marrë një plumb në këmbë. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy automjetesh, konkretisht një Benz dhe një Polo. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht. Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.

BalkanWeb raporton se është ndërtuar menjëherë idetikiti i personit që plagosi 26-vjeçarin. Autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe. Burimet e lapsi.al thanë se ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës. Në drejtim të të riut është qëlluar 3 herë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët. Pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë. Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar autorët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. njerez me pa dinjitet se lepiresit e mandateve te pa fituara nuk ka , te behesh legen ku lan bythen rama gezoheni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *