• |
ide | kryesore

‘Friends’ zhgënjen fansat

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar 15 vjet nga episodi i fundit i “Friends” dhe gjatë kësaj periudhe fansat e një ndër serialeve televizivë më të dashur të viteve ’90 kanë shpresuar për një ribashkim të miqve të ekranit. Por, shpresës i dha fund bashkëkrijuesja Marta Kauffman, e cila gjatë një interviste për “Rolling Stone” u shpreh kundër mundësisë për të bërë sërish bashkë aktorët: “Një ribashkim do të sillte vetëm zhgënjim”.
Një goditje e fortë për ata që ëndërronin për një sezon 11 të serialit më të famshëm të viteve të fundit, i cili përfundoi në vitin 2004 pas 10 sezonesh dhe 236 episodesh.
“Arsyet janë të ndryshme. Së pari, seriali bënte fjalë për një periudhë kur miqtë janë familja jote dhe tani nuk është më kështu. Mund të rimbledhen Joey, Ross, Rachel, Monica, Chandler e Phoebe, por shpirti i serialit nuk do të ishte sërish i njëjti. Së dyti, nuk e di se sa do të jemi të aftë për ta realizuar. Seriali vazhdon të shikohet, njerëzit e duan dhe mund të zhgënjehen”, -deklaroi Kauffman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *