• |
ide | kryesore

“Gjarpri”, “Çeliku”, “Daja”… nofkat e komandantëve të UÇK-së

Dossier



Kanë kaluar 19 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Gjatë luftës, shumë ushtarë dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç emrave të tyre, kanë përdorur edhe nofka të ndryshme Deri më tani, dihet se kush ishte “Gjarpri” gjatë luftës, pastaj “Daja”, Çeliku etj. Por janë edhe disa që në një farë forme kanë mbetur disi sekret.

Këta janë disa nga komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, të cilët kishin përdorur nofka të ndryshme, e që disa prej tyre kanë edhe përmbajtje interesante. Këto ishin nofkat me interesante gjatë luftës, të cilat deri më tani kanë qenë një “sekret”.

Nofkat e komandantëve të UÇK-së:

Hashim Thaçi (Gjarpri), Azem Syla (Daja i madh), Kadri Veseli (Luli), Xhavit Haliti (Zeka), Fatmir Limaj (Çeliku), Ferat Shala (Pëllumbi), Jakup Krasniqi (Kupa), Sylejman Selimi (Sulltani), Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi), Elimi Reçica (Petriti), Shukri Buja (Gazetari), Isak Musliu (Qerqizi), Haxhi Shala (Topi), Gani Krasniqi (Baca), Ramush Haradinaj (Smajli), Ismet Jashari (Kumanova),Lahi Ibrahimaj (Magjupi), Haradin Bala (Togeri),Mirash Dakaj (Korbi), Skender Hoti (Tigri), Halil Çadraku (Fatosi), Gani Paqarizi (Rreziku), Xhem Gashi (Gjermani), Gani Kastrati (Eprori), Sali Veseli (Ushtaraku), Naim Maloku (Besniku), Ilaz Kadolli (Prokurori), Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Rrustem Mustafa (Rremi), Daut Haradinaj (Davidi). /Bota sot



2 Comments

  1. Mendova ae Thaci do e kishte patur ‘Tarasi’ si E Hoxha, por edhe gjarpri i shkon per shtat. Bile, nga ato gjarperinjte qe helmojne veten dhe familjen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *