• |
ide | kryesore

Grida Duma komenton sjelljen e Rudina Hajdarit: Vendimi për djegien e mandateve duhet të zbatohej nga të gjithë

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma i qëndron idesë së djegies së mandateve nga të gjithë deputetët e opozitës, duke argumentuar se vendimet e marra nga forumet duhet të zbatohen në mënyrë unanime.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë”, shprehet Duma për A2CNN.

Për deputeten Rudina Hajdari, e cila refuzoi të dorëzojë mandatin, Duma la të hapur mundësinë e rikthimit.

“Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.

Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që  e cilësoi si “stalinizëm”  përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament. “Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.

 



8 Comments

  1. Keshtu flet grida qe e mbeshtet biznesi i PD dhe biznesi i seksit ne kuvend,ti e shkolluara ben ate qe do salihu dhe lulu,rudina ben ate qe thote amerika,llogarite beji vet tani grida,ose pyet sali anjin

  2. Ipaemer, lexo, pervetso politikat e partive, se si i kane ne statute e si vendosin o injorant i pa kthyeshem. Deputetet nuk i vendos Amerika, por partia ne te cilen militojne e punojne per popullin. Per cdo shkeles se vendimeve te forumeve te partise, kushdo qofte ndaj tyre merren masa, deri ne perjashtim, Por ty te kane ngelur akrepat, Saliu, LULI, E prockulla te pjelles se mendjes sate te semure, sepse aqe ke, aqe di, por cfaj te kemi ne.

  3. Sa here te kam thene o xixa,me trego ku shkruhet ne statutin e pd qe mandatet digjen,e dyta kur perjashtohet deputeti qe ka mendim ndryshe nga salihu dhe lulu,e treta ku shkruhet qe te quhen tradhtare ata qe mendojne te lire,e kupton o toc kuklle

  4. Ipaemer, ose qe te ka humbur; Ne statute te partive( jo vetem te PD por edhe tek partia tende) eshte vendimi i forumeve, ne statute, por kjo aqe me shume ne rastin konkret. Per mendimin ndryshe, ne PD, nuk di qe eshte perjashtuar ndonjeri, por di qe hatermbetesit, e karrieristet qe vetem ata e duan partine, e si ata asnjeri, jane vete larguar. E mos e quaj si tek partia sektiste qe rrijne si te trumaksur, te dehur, me frike, e cu thote i pari 100per100 e votojne, dhe bile duartrokasin, si shprehje e origjines qe ka ajo parti. Keshtu qe u binde, ose po nuk u bimnde, lexoi, e mesoi me mire se si duhen te jene statuset e partive, e cduhet te bejne, por jo me mendjen tende. SQAROHU.

  5. Me Trego statutin e pd xixa me qe ti je I brendshem,se une nuk I di statutet e partive fjalet thuaja shpellareve te tu dhe luluse,pd vetem salihu I ka ngelur nga 91 o rrot kari ti thua nuk eshte larguar asnje o koke bole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *