• |
ide | kryesore

Lëvizjet në polici, rikthehen të liruarit e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit

Sa herë qe një ministër i brendshëm ndërrohet largohen drejtorët e policisë dhe vijnë emra të rinj. Ashtu si me Saimir Tahirin e Fatmir Xhafajn edhe për Sandër Lleshajn historia është e njëjtë por në postet kyçe u rikthyen ish drejtorë që ishin shkarkuar ose transferuar nga ish ministrat e brendshëm.

I pari që u rikthye pas shkarkimit nga Saimir Tahiri ishte Tonin Vocaj ish drejtor i policisë së Tiranës e që u emërua Drejtori i Policisë Kriminale. Edhe Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i SHÇBA-së. Të dy ishin larguar nga postet drejtuese menjëherë sapo pushtetin e mori Partia Socialiste në vitin 2013 dhe në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Saimir Tahiri.

Pas drejtorisë së përgjithshme të policisë radha i erdhi drejtorive në qarqe. I pari ishte Kastriot Skënderaj drejtori i policisë së Tiranës. Motivet e largimit të tij mbeten ende mister por mësohet se Skënderaj u largua për shkak se nuk mundi të mbyllte protestën e banorëve të Astirit. Tashmë ai është emëruar këshilltar i Ardi Veliut. Në vend të Skënderajt u komandua drejtori i rendit Dhimitraq Ziu, por mendohet se në krye të Tiranës do të vijë drejtori aktual i qarkut Lezhë Ferdinand Mara.

Drejtori i Policisë së Vlorës u transferua në Tiranë në Akademinë e Sigurisë. Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në vitit 2017, ndërsa vendin e tij e zuri Artion Duka. Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat. Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit. Drejtimin e Policisë së Fierit e mori, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

Emrat e tjerë që mendohet se do rikthehen në poste drejtuese në Polici janë Edmond Rizaj, i cili ka qenë ish-drejtor i Krimit të Organizuar por dhe Ilia Nase, ish-kreu i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme./a2

2 Comments

  1. Pazarin per drejtorin e Tiranes e paska mbyll Ermal Kapllani me Lali Erin per fushate meqe jane dhe ortake ke ai lokali ne bllok ku konsumohet lloj lloj droge dhe behen pazare fajdesh ose lejesh ndertimi. Ja paskan vene lakun ne fyt dhe Leshajt

  2. ermal kapllkari drejtori policise bashkiake tirane dihet we lobon per ferdinant maren sepse japin fajdet bashke . Leket e vjedhura te tyre dy bashibozukve i puno genci bales me fajde e ket e di gjith tirona . E tashti duhet me e sjell lali eri ne tiran fred maren . Ore a mbyll ai muhabeti atij te xibrakes puna e droges se ishin implikuat e kta dy halet apo i mbylli xhaf kurva me lali sorosianin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu