• |
ide | kryesore

Nuk ndodhte nga 2009: 4 klube angleze në çerekfinale, bashkë me Porto. CR7 vs Messi në finale?

Sport



Futbolli anglez kthehet prepotent në Champions League. Pas Tottenham, United e City, edhe Liverpool mori leje kalimin për në cerekfinale, duke e cuar në katër numrin e skuadrave të Premier League mes tetë më të mirave të turneut. Një rezultat i jashtëzakonshëm, që nuk regjistrohej nga 2009. Edhe atëherë në 1/4 shkuan katër ishullore. E, për një koincidencë të cuditshme,ishin edhe Porto e Barcellona (me Messi e CR7 përballë njëri tjetrit në finale).

Pikërisht në sezonin 2008/2009, në fakt, katër angleze arrinin cerekfinalet (Arsenal, United, Liverpool e Chelsea) së bashku me Barcellona, Porto, Villarreal e Bayern. Një koincidencë prezenca e Portos dhe Barcelonës, e që atëherë pa përplasjen e rivalëve të përjetshëm Messi-Ronaldo në finalen United-Barcelona. Një Deja vu? Ndoshta, duke qenë se në momentet që flasim Juventus i Ronaldos dhe Barcelona e Messi janë dy skuadrat favorite për trofeun, e nëse nuk ndeshen rrugës, me shumë mundësi do të takohen në Madrid.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *