• |
ide | kryesore

Protesta e së shtunës / PD paralajmëron përplasje të forta

Arkiva, Lajme, Të fundit

PD paralajmëron një përplasje të fortë për protestën e së shtunës më 16 mars. Me gojën e njërës prej grave më paqësore të opozitës, selia blu ka dhënë sinjalet se demostruesit mundt të çajnë edhe kordonin e policisë që do rrethojë kryeministrinë.

Madje në intervistën e saj në ABC, Jorida Tabaku ka theksuar: “Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

Tabaku ka shtuar: “Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Në fakt Tabaku ka përsëritur disa herë se PD jep mesazhe qetësie, se ajo nuk vjen në pushtet me dhunë por me zgjedhje, por kur është pyetur nga gazetarja Milori për atë që ndodhi në 16 shkurt ajo, th se policia hapi gardhin enkas që protestuesit e revoltuar të depërtonin.

A mund të ripërtritet e njëjta gjë? Fryma është e tillë. 

Dhe se çdo të thotë një protestë pa fjalime dhe ku turma nund të dalë jashtë kontrollit, shqiptarët e kanë parë që nga 21 janari deri në 16 shkurtin e këtij viti. Ky skenar parashikohet edhe te shtunen. ©Lapsi.al

6 Comments

  1. Çfare perplasje leshi,kot e keni se me dhune nuk arrini asgje,pasi te gjithe e dine qe me 16 aty nuk do jete populli por do jene nje tufe militantesh dhe punetore te bashkive qe drejtohen nga PD-ja,me gjithe deshiren e madhe te Berishes per nje 97 te dyte per te shpetuar veten dhe familjen e tij,ajo nuk do te ndodhe kurre,edhe viktima ne bulevard nuk do te kete…

  2. Përse zj Tabaku nuk i kërkon policisë së shtetit të mos dalë të kryeje atë detyrë (mbrojtjen e kryeministrisë) se e mbrojmë ne-udhëheqësit e protestës? Është fajtore policia e shtetit që kryen detyrën e saj?!

  3. Per ta sqaruar inventarizuesin e opozitesJTEKEQIN’ Protesten e ben populli, ne te bejne pjese opozitare dhe pjesetare te partive te maxhorances qe jane te pa kenaqur e te revoltuar per menyren e drejtimit te keq te pushtetit, ejo , ky apo ajo ,, qe komentuesi Jetekeq, i transformon sipas shijes e atyre qe i thote psikopati., Protesta ka qellim qe te rregulloi e te coi perpara mangesite e ketij pushteti banditesk qe e dine tashme se cfare kane bere mbi kete popull.Ne proteste shikohen kerkesat, e pretendimet e qytetareve nda ketij pushteti, e nese pushteti ben sikur nuk shikon, e degjon, atehere se si veprojne protestuesit nuk eshte fai i opozites. Pranda qeveria te marre parasyshe kerkesat qe te mos shkohet ne perplasje.

  4. Pervec politikaneve ka edhe shume komentues hipokrit.Realiteti flet vete .Sot nuk eshte me mire se ishte dje..Neser nuk do te jet me mire se sot..Duhet ndaluar sa nuk do te jete vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu