• |
ide | kryesore

Rikthehet ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu, por sulmon ashpër Bashën

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i PD, Sherefedin Shehu u rikthehet komenteve politike pas një shkëputjeje prej afro 3 vitesh. Ai la mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Dibrës në 2016-ën në zgjedhje të parakohshme dhe humbi përballë kandidatit të PS-së, Muharrem Rama.

Profesori i financës ka bërë një status në Facebook kundër Bashës duke marrë shkas nga takimi që Basha zhvilloi në Dibër, ku përmendi dhe dosjen “184” për blerjen e votave në ato zgjedhje. Shehu thotë se është bërë viktimë e kësaj dosjeje, por sot nuk është më në PD dhe për këtë fajëson Bashën.

“Kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij, ndaj nuk mund të besojnë njerëzit se ai do të rregullojë Shqipërinë”, – shkruan ndër të tjera Shehu. Reagimi i plotë i Sherefedin Shehut në Facebook:

“Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt. Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë”– shkruan Shehu. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Ju Dibrane pa dine e pa imane !!!Po fakti qe te çoi ty ne Diber per te konkuruar dhe ti pranove eshte nje minus i madh per Bashen !?!?!Ti dhe te gjithe ata qe e shohin te keqen te Partia Demokratike,dosja 184 o mlyf flet per blerje votash nga banda qeverisese dhe nuk ka lidhje me shtepine e demokrateve o lluc !!!!A duhet te flisje ndonje gje dhe dole per te thene se je diku,ja fole tani rri aty e ha pensionin o dibran !!!

  2. Tradhtar. Qen. Pis. I shitur. Ore po ca keni pse e shani bashen, ai po lufton fort dhe sy patrembur kunder te gjithve. Pse pse..

  3. Po more shpellare kujtohuni cfare ka thene idhulli juaj agjenti I udb salih ram berisha dhe me vone luluja per profesorin e nderuar dhe pastaj futuni me koke te hani mutin e pregatitur per ju nga luluja

  4. Aty ku ka kritika, autokritika, e diversitete, ka edhe shtyrje dhe ecje perpara. Nuk eshte gje e cuditeshme qe del nje ish pa parti tanime e ben vrejtje paksa spekullative, e te pa vlera per opoziten ne keto kohe, por megjthate vlen qe ka perplasje mendimesh. Shihni ne partine e mazhorances, keni degjuar per ndonje kritike, autokritike, apo kundeshtar idesh ne kete sekt? Kurre,, sepse aty sundon uni, deputetet jane marioneta, keshillin kombetar e ka si kope zogjsh qe po i rrit, andaj nuk duhet pare se kushedi c;po behet, e qe keta qelbesirasit e sektit beje alibi per te ofenduar opoziten, sepse keshtu vetem dine te bejne percarijen, por s.kane per ta arritur, sepse e nesermja do ti jape mesimin e duhur ketyre pushtueseve.

  5. Sherefedini ka qenë deputet i Dibrës në 2009-2013-2017, por asnjëherë nuk e ngriti zërin për Rrugën e Arbërit tek Berisha, dhe shkaku i humbjes së PD në Dibër lidhet edhe me punën e dobët të këtij deputeti.

    Nqs se do të kishte folur më parë kunddër Bashës do të kishte pasur të drejtë, por sot që Basha është në kulmin e suksesit politik, dalja kundër Bashës është dalje kundër demokracisë dhe pro krimit drogës dhe vjedhjes qeveritare.

  6. Dibra xixa jane te ngjashem me salihun e lulu ne mendim,mendoj qe I ngjani dhe ne veshje,pse lulu e kandidoje per kryetar bashkie,sherefedin mos fol me shume se salihu te zhduk si koleget e tu,qe lulu ta kete rrugen e lire ne parti

  7. Basha ben shum mire qe e lufton kete mut sistem. Nje tuf sundimtaresh kan kap cdo gje dhe nuk ka me hapesira per beznese te ndershme dhe konkurrenc te ndershme. Demokraci jo e jo pasi nje autokrat i Rama qe ua ka mbyll gojen stafit te vet qe duhet te marrin leje kur flasin, eshte qart sundimtari i rradhes. Per fatin ton te keq ne kemi patur vetem tiran e sundimtar ne krye. Thene kete. Shqrefedini ka te drejt kur thot qe: Basha tu mbushi mendjen ne rradhe te pare demokrateve qe ai nuk do jet sundimtari i rradhes po do jet liberal e demokrat. Mirepo historia dhe faktet kan treguar qe eshte sjell me keq se Rama brenda partis te vet. Me nje post te dhuruar dhe pa asnje perballje apo gare konkrete ka ber sundimtarin duke vjedhur dhe partine e dhuruar. Nqs sillet keshtu me partin si mund ta besojn shqipet qe sdo sillet njesoj me Shqiperin. edhe keta komentuaesit ketu qe e mbrojn duke then te luftojm njeher Ramen pastaj merremi me kete pune e kan gabim, pasi te gjith diktatoret kan sunduar duke trembur njerezit me armikun e jashtem. Kredibileteti nuk fitohet me mashtrime e genjeshtra ne form premtimesh, po me vepra (keto te fundit Bashes i kan munguar).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu